LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha flet për vështirësitë e të jetuarit me çrregullim bipolar: Nëna ime la punën kur unë rrita dozën e ilaçeve

Bebe Rexha flet për vështirësitë e të jetuarit me çrregullim bipolar: Nëna ime la punën kur unë rrita dozën e ilaçeve
Bebe Rexha (Foto: Dave Kotinsky/Getty Images/Guliver)

Po, ajo ende ka shumë ndjenja.

“Nuk e heq plotësisht trishtimin ose ankthin, por ndjehem shumë më mirë”, thotë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, lidhur me shëndetin e saj mendor. “Më ka ndihmuar të jetoj një jetë më të ekuilibruar, më pak ulje-ngritje. Kur ilaçi im filloi të ketë efekt, nuk mund ta besoja se si ndihesha. Nuk mund të besoja se njerëzit mund të ndjehen mirë pas përdorimit të tyre”.

Rexha thotë se ende nuk ka punuar deri në dozën që ka caktuar mjeku i saj, që ekspertët thonë se është një praktikë e zakonshme për shumë pacientë me çrregullim bipolar — një gjë që nuk rekomandohet. Pavarësisht, Bebe Rexha duket se është një ithtare e ilaçeve; ajo këshillon të tjerët të gjejnë një zgjidhje që funksionon për ta, dhe nëse kjo përfshin ilaçe, që “të qëndrojnë në krye të saj dhe të mos humbin dozat dhe të flasin me terapistin e tyre”, shkruan NewsLagoon.


Bebe Rexha (Foto: Albert Urso/Getty Images/Guliver)

“Duhet të keni komunikim. Është trupi juaj, është truri juaj. Pra, nuk mund të jetë thjesht diçka që ju merrni dhe atëherë ju zhdukeni për tre vjet”, thotë ajo.

Siç mund ta imagjinoni, të qenit një muzikant i famshëm me çrregullim bipolar vjen me sfida specifike, siç do të ndodhte me çdo lloj gjendje shëndetësore.

Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

“[Stresi i] të qënit në industri me të vërtetë e zmadhon atë, dhe të qenit në sytë e publikut mund ta zmadhojë atë, veçanërisht nëse jeni duke dalë”, thotë Rexha. “Ka disa gjëra nga të cilat duhet të qëndroj larg … Unë duhet të jem vërtet e kujdesshme sepse me të vërtetë mund të më largojë dhe është e trishtueshme”, shprehet tutje artistja shqiptare kur flet për çrregullimet e saj.

Pastaj është pjesa e takimeve të dashurisë. “Unë nuk jam perfekte”, thotë Rexha. “Kam momentet e mia”, shton ajo.

Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

“Imagjinoni sikur po takoni dikë dhe jeni në rrugë dhe keni lëkundje humori. … Ndonjëherë do të çmendem në kokën time dhe do të filloj të jem si: ‘Kush është ajo vajzë?’ Por thellë thellë ndjehem e copëtuar. Ndonjëherë do të kem momentet e mia dhe do të ndodhë për disa ditë rreshtë. Zhbllokimin, bllokimin, zhbllokimin, bllokimin, zhbllokimin. Po, është intensiv”.

Në zemër të kësaj, shpjegon Rexha, është një pasiguri për të mos e pranuar vetveten. Çrregullimi bipolar dhe gjithçka. Ajo e di se sa thellësisht ndjehet e rrethuar me burime të qëndrueshme mbështetjeje, të cilët e pranojnë atë në mënyrën se si ajo është.

“Nëna ime la punën e saj për një kohë të gjatë dhe mu gjend pranë për t’u siguruar që isha në rregull kur ndryshova ilaçet ose përditësova dozën”, thotë Bebe Rexha. Ajo ende përjeton çrregullim bipolar ose PMDD-në e saj. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Jean Baptiste Lacroix/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Magazina
Kalo në kategori