Aplikimet për ndihmën ekonomike do të bëhen në formë elektronike ose përmes shërbimit postar. Përfitojnë dyfishim të masës së ndihmës ekonomike rreth 64 mijë familje
Si do merret ndihma ekonomikë dhe pagesa për invalidët, përgjigjet ministrja Manastirliu
Ministrja Manastirliu njoftoi zyrtarisht se nga kjo e mërkurë janë shtyrë pa afat urdhrat për masat ndaluese me qëllim kufizimin e përhapjes së COVID-19.
Sipas saj, qëndrojnë të mbyllura deri në përfundimin e epidemisë këto institucione dhe biznese:
“Çerdhet, kopshtet dhe shkollat – të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike.
Baret, restorantet, lokalet, fast-food-et dhe strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët.
Do të jenë të ndaluara deri në përfundimin e epidemisë, aktivitetet publike dhe jo publike dhe anulimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura”.
Shtyhen, sipas Manastirliut, deri në përfundimin e kësaj situate edhe urdhrat për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jo publike.
Ministrja bëri edhe një sqarim shumë të rëndësishëm për të gjithë familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe apkikimet për ndihmë ekonomine. Manastirliu konfirmoi se asnjë problem nuk do të jetë edhe për pagesat e personave me aftësi të kufizuar, ndërsa datat e komisioneve shtyhen pa afat.
“Dua të sqaroj për qytetarët se duke filluar nga dita e sotme: Të gjithë familjet dhe indiviët që përfitojnë ndihmën ekonomike do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike pa patur nevojë që qytetarët të paraqiten për të kryer aplikimin për përfitimin e kësaj pagese, pasi ai do të jetë online. Sipas urdhërit që kam firmosur administratorët shoqërorë të njësive adminsitrave janë përgjegjës për kryerjen e aplikimeve për ndihmë ekonomike duke mundësuar ata vetë kontaktin elektronik ose me telefon për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë aplikuesve për përfitimin e ndihmës ekonomike. Përjashtimisht, gjatë situatës së fatkeqësisë natyrore, aplikimet për ndihmë ekonomike, do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose përmes shërbimit postar. Rreth 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike përgjatë gjithë periudhës së fatkeqësisë natyrore. Edhe për personat me aftësi të kufizuar, pagesat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe rikomisionimet e personave me aftësi të kufizuara do të zhvillohen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore”, tha ndër të tjera ministrja Manastirliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje