Shtëpia e Bardhë parashikon se 100,000 deri 240,000 njerëz në SHBA do të vdesin nga pandemia e coronavirusit nëse vazhdojnë të ndiqen masat distancuese sociale.
Parashikimet u prezantuan gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të martën.
Amerika duhet të përgatitet për të patur të paktën 100 mijë të vdekur nga coronavirusi gjatë muajve të ardhshëm, paralajmëroi ekipi i punës së Shtëpisë së Bardhë.
Parashikimet sugjerojnë se, nëse nuk do të ishin vendosur masa e distancimit social në të gjithë vendin, do të kishin vdekur, 1.5 milion deri në 2.2 milion njerëz.
“Sigurisht, ky është një parashikim bazuar në të dhënat e asaj që ndodhi në Itali dhe duke parë të gjitha modelet. Siç e pamë në prezantim, këto janë parashikimet tona, nga 100 deri në 200 mijë. Ne vërtetë besojmë dhe shpresojmë çdo ditë se mund ta përballojmë më mire situatën, pasi kjo shifër bazohet në presupozimin se jo çdo amerikan do të bëjë 100 për qind të përpjekjeve që na kërkohen. Por unë mendoj se kjo është e mundur”, tha Dr Deborah Birx.
Koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë tha se numri i vdekjeve pritet të rritet me shpejtësi.
“Do të shohim një trajektore të mprehtë të vdekshmërisë nga virusi. Ajo do të rritet dhe pastaj do të bjerë dhe rënia do të jetë më e ngadaltë sesa rritja. Dhe ky është problemi i vërtetë – sa mund ta ulim numrin e vdekjeve”.
Presidenti Donald Trump tha se amerikanët duhet të jenë “të përgatitur për ditë të vështira përpara”, në betejën kundër coronavirusit.
“Dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditët e vështira që na presin. Do të kalojmë dy javë të vështira dhe pastaj shpresojmë, siç parashikojnë edhe ekspertët, dhe unë pasi e kemi studiuar shumë këtë situatë, do të fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit. Por do të jenë dy javë shumë të dhimbshme, shumë, shumë të dhimbshme”, tha presidenti.
Nju Jorku vazhdon të jetë vendi më i prekur nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara, me rreth 1.550, shumica e tyre në qytetin e Nju Jorkut, i cili pret që gjërat të keqësohen shumë gjatë javëve të ardhshme. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi