LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Krahas uljes së pagave të funksionarëve, do të shkurtohen edhe shpenzimet joproduktive

Maqedoni: Krahas uljes së pagave të funksionarëve, do të shkurtohen edhe shpenzimet joproduktive

Ka shpenzime shtesë që nuk janë produktive dhe do të shkurtohen, krahas uljes së pagave të funksionarëve dhe pezullimit të kompensimeve për anëtarët e këshillave drejtues dhe mbikëqyrës të cilat kanë të ardhura nga një vend tjetër, paralajmëroi sot ministrja e Financave Nina Angellovska.

Ajo informoi se kursimi në Buxhet nga ulja e pagave të funksionarëve në vlerë minimale prej 14.500 denarë për prillin dhe majin, masë që ishte paralajmëruar dje, do të jetë rreth 250 milionë denarë. Me masën për pezullimin e kontributeve për anëtarët e këshillave drejtues dhe mbikëqyrës për ato persona të cilët janë në marrëdhënie pune, gjegjësisht marrin të ardhura edhe nga vend tjetër, kursimi është 250 mijë deri 300 mijë euro në nivel mujor.

Siç paralajmëroi Angellovska, ka edhe të ardhura shtesë që janë joproduktive dhe do të shkurtohen, ndërsa do të shqyrtohen sot në seancën e Qeverisë.


“Në mënyrë shtesë është biseduar edhe në informacionin e Qeverisë pati propozim në pakon e djeshme të masave të ulen për 50 për qind marrëveshjet autoriale që i kanë lidhur institucionet për personat e punësuar me të ardhura edhe nga vende të tjera. Pati edhe propozime të tjera, lidhur me pagesën e kompensimeve shtesë jashtë orarit të punës dhe honorarëve. E gjithë kjo sa do të kushtojë në vlerë të përgjithshme është më vështirë të thuhet si numër i përafërt sepse në të gjitha këto pagesa nga institucione të ndryshme shkojnë edhe nga zëra të tjerë, nuk do të thotë se shkojnë vetëm nga zëri paga, por edhe nga shërbimet kontraktuale dhe nga zëra të tjerë. Në këtë pjesë do të propozohet të gjitha të zbatohen në propozimin për shkurtimin e shpenzimeve, gjegjësisht rialokim të atyre mjeteve ku nevojitet të realizohen një pjesë për masat, ndërsa një pjesë për sigurim shtesë dhe shpenzim në sektorin shëndetësor”, tha Angellovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ajo në konferencën për shtyp publikoi se ana e shpenzimeve të Buxhetit o të mbetet 3,9 miliardë euro edhe krahas nevojave të rritura të parapara për sektorin shëndetësor, si dhe masat ekonomike të cilat do të ndërmerren me qëllim të amortizimit të goditjes mbi ekonominë, por se do të ndryshohet struktura e saj me rialokim të zërave të buxhetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori