LAJMI I FUNDIT:

Shampanjë, tortë, lule dhe valltare – Morena Taraku befasohet nga miqtë për ditëlindjen e 27-të

Shampanjë, tortë, lule dhe valltare – Morena Taraku befasohet nga miqtë për ditëlindjen e 27-të
Morena Taraku (Foto: Instagram)

Këngëtarja dhe modelja e popullarizuar shqiptare, Morena Taraku, sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e 27-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe familjarët e saj, teksa edhe ndjekësit kishin mundësinë ta urojnë përmes rrjeteve sociale.


Ndërkohë, disa nga miqtë më të mirë i rezervuan artistes nga Peja një befasi tejet të këndshme në shtëpinë e saj luksoze në Turqi.

Ata i kanë organizuar asaj një festë me tortë, qirinjë, shampanjë, tullumbace e po ashtu edhe me shumë dhurata të tjera.

Të gjitha lajmet nga Morena Taraku
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Morena Taraku

Madje, në një moment për të bërë atmosferën edhe më të ‘zjarrtë’ ka performuar artistja e njohur turke, Asya Gashi, njëherësh mikesha e ngushtë e Morenës.

E njëjta ka ndarë pamje përmes llogarisë në Instagram nga festa e saj e e mahnitshme me shoqërinë, festë kjo që ishte mëse e kompletuar.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Morena përgjatë këtyre viteve ka publikuar një sërë projektesh, gjersa po vazhdon të jetë akoma shumë aktive në skenë.

Ajo për publikun u bë më e njohur në vitin 2010 kur edhe pikërisht në këtë vit u zgjodh “Miss Kosova”, për të debutuar më pas në muzikë.

“My Love”, “Lule”, “Love Love”, “Inat”, “Femnat”, “Ki me bo”, janë ndër projektet më të suksesshme të Morenës. /Telegrafi/

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Morena Taraku (Foto: Instagram)