LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa me performancë të mrekullueshme nga shtëpia, teksa interpreton “Don’t Start Now” për “The Late Late Show with James Corden”

Dua Lipa me performancë të mrekullueshme nga shtëpia, teksa interpreton “Don’t Start Now” për “The Late Late Show with James Corden”

James Cordon të hënën ka mbajtur emisionin e tij të parë virtualisht “The Late Late Show”, duke iu bashkuar ‘shfaqjeve të tjera gjatë izolimit’ pak më vonë sesa disa nga kolegët e tij, përfshirë Samantha Bee, Jimmy Kimmel, Jimmy Fallon, Stephen Colbert dhe Seth Meyers.

E ftuara speciale në shfaqjen e parë të James ishte këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.


Në klipin e mësipërm nga versioni “Homefest” i Corden i shfaqjes së tij të natës në CBS, 24-vjeçarja bashkohet me James përmes një video-thirrje nga Londra, teksa më pas shoqërohet edhe nga disa bashkëpuntore, të cilat interpretojnë “Don’t Start Now”, këngën e popullarizuar nga albumi i ri i saj “Future Nostalgia”.

Miqtë e Duas janë përkujdesur për gjithçka sa i përket anës vizuale, kurse artistja shqiptare është më shumë e fokusuar në tekst.

Përkundër se kjo është një nga performancat e para të biondes në kushte të tilla, këngëtarja Lipa shfaqet e mrekullueshme.

Të gjitha lajmet nga Dua Lipa
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

“Bendi im, vallëtarët dhe unë e realizuam performancën tonë të parë në “Late Late Show” nga shtëpitë tona. Ju dërgoj dashurinë dhe ju dëshiroj shëndet, nga shtëpia jonë, tek e juaja”, ka shkruar ajo në videon e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Dua ditë më parë solli albumin e saj të ri të titulluar “Future Nostalgia” apo “Nostalgjia e së ardhmes” që përmban gjithsej 11 këngë.

Albumi është tejet ritmik dhe pikërisht për situatën aktuale në të cilën gjendemi për shkak të pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Kalo në kategori