LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Këto janë qytetet në të cilët ka pika për testim për Covid-19

Maqedoni: Këto janë qytetet në të cilët ka pika për testim për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se prej sot është vënë në funksion edhe një pikë për testim për coronavirus në poliklinikën “Mlin Ballkan”. Qytetarët e Shkupit mund të testohen në katër pika: Jane Sandanski, Çento, Çair dhe Mlin Ballkan.

Nga MSH thonë se me këtë pikë është dyfishuar kapaciteti për testim të pacientëve në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga java e kaluar në funksion janë edhe pikat në: Tetovë, Shtip, Strumicë, Prilep, Ohër, Kumanovë, Koçan, Manastir, Veles, Kavadar, Gjevgjeli dhe Strugë.


“Qytetarët në këto pika duhet të shkojnë pas terminit, e jo drejtpërdrejtë. Ata që kanë simptoma të Covid-19, por edhe ato pa simptoma duhet të paraqiten tek mjeku amë dhe saktësisht të përgjigjen në anketën epidemiologjike. Në bazë të anketës, mjeku amë vlerëson nëse është i nevojshëm testimi dhe cakton termin. Në këtë proces, të përfshirë janë afërsisht 1200 mjekë amë, të cilët përveç detektimit kanë detyrë edhe ndjekjen e pacientëve”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se deri në fund të javës do të lëshohen për punë edhe disa pika tjera për testim, që sipas MSH-së do të trefishohet kapaciteti për testim.

“Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët të japin përgjigje dhe informacione të sakta në anketën epidemiologjike, si dhe t’i respektojnë masat e organeve kompetente”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori