LAJMI I FUNDIT:

Trupat amerikane ‘hedhin ushtarët rusë në baltë’ në Siri

Trupat amerikane ‘hedhin ushtarët rusë në baltë’ në Siri

Një patrullë ushtarake amerikane ka bllokuar një kolonë ushtarake ruse që të përdorë një autostradë kryesore në veri-lindje të Sirisë dy ditë më parë.

Një numër i fotove të publikuara në mediat sociale kanë përshkruar automjete amerikane Oshkosh M-ATV që ndërhyjnë dhe bllokojnë automjete të blinduara ruse, përgjatë rrugëve strategjike në verilindje të Sirisë, transmeton Telegrafi.


Një kolonë ushtarake ruse u përpoq të kalonte një pikë kontrolli amerikan, por ngeci në baltë në një fushë.

Automjetet e blinduara ruse Tigr dhe transportuesi i blinduar i personelit BTR-82A u përpoqën të anashkalojnë pikën e kontrollit, por ngecën në baltë dhe u desh të nxirrej me një automjet të blinduar me rrota Typhoon-K.

Sipas informacionit të mediave lokale, ushtarët amerikanë bllokuan një patrullë ushtarake ruse gjatë rrugës në fushën e naftës.

Karvani rus ishte duke u përpjekur të arrinte një pikëkalim kufitar midis Sirisë dhe Irakut, që është nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetur nga SHBA.

Pasi ushtria turke dhe militantët aleatë sirianë filluan një ofensivë kundër luftëtarëve SDF në tetor të vitit 2019, Rusia, një përkrahës i vendosur i regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, ndërmori masa për të rritur praninë e saj ushtarake në verilindje të Sirisë pas një vendimi të SHBA për tërheqjen e trupave nga pjesë të zonës kufitare midis Sirisë dhe Turqisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori