Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është i kënaqur me kompetencat kushtetuese që i ka.
“Raporti me Zyrën e Presidentit është i vështirë sepse presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat kushtetuese që i ka, ai do të duhej të bëhej fer dhe të hyjë në politikë. Presidenti ka rol ceremonial, e ka rolin e një noteri shtetëror. Dhe në këtë kuptim, zelli i presidentit për politikë ditore, gjen vend në parti politike, e jo në kolltukun presidencial. S’duhet të kesh tendenca për të drejtuar a formuar vullnete politike. Nuk i takon atij të na tregojë se çfarë qeverie na nevojitet neve. Ai dëshiron të jetë më shumë se president që e parasheh Kushtetuta. Ose ta ndryshojmë Kushtetutën, gjë që s’bëhet, ose të hyjë në politikën ditore e të bëjmë garë”, ka thënë Kurti në një intervistë në KTV, transmeton Koha.net.
Sipas tij, as raportet me bashkësinë ndërkombëtare nuk kanë ndryshuar, duke thënë se takimet e rregullta me ambasadorët e jashtëm vazhdojnë dhe temë kryesore është luftimi i shpërndarjes së koronavirusit, por edhe çështje tjera.
Albin Kurti tha se me miratimin e Pakos Emergjente Fiskale po synohet të parandalohet rënia e madhe ekonomike e Kosovës.
“Pakoja emergjente fiskale, shpresojmë që do ta parandalojë rënien e madhe ekonomike të vendit, por besoj që puna që ka bërë ministri Besnik Bislimi, është më e mira, jo vetëm në rajon. Sa i përket pakos, ka një ngjyrë të fuqishme sociale që thotë se ne kujdesemi për të gjitha shtresat e popullsisë. Nuk i lëmë anash as punëtorët e as ndërmarrësit, dhe ky balancim mendoj se është bërë më mirë se kudo tjetër. Me këto masa, besoj që jemi para të tjerëve. Për pakon fiskale nevojitej më shumë analizë, e bëmë më vonë se të tjerët, por ka dalë më mirë. Në momentin që IKSHPK na solli raportin se duhet t’i mbyllim shkollat, ne të njëjtën ditë kemi vepruar dhe s’kemi bërë gabimin e shteteve tjera. Për shëndetësi i kemi marr vendimet menjëherë, ndërsa për ekonominë kemi pritur ca, por të dyja kanë dalë shumë mirë”, u shpreh kreu në detyrë i ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti.
Megjithatë, ai tha se është i vetëdijshëm se nuk do të kënaqen të gjitha palët me këtë pako.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj