LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Shtabet e krizave për ballafaqim me covid-19të formohen në nivel të komuniteteve lokale

Osmani: Shtabet e krizave për ballafaqim me covid-19të formohen në nivel të komuniteteve lokale

Sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane u mbajt mbledhja konstituive e Trupit Koordinues për koordinim të shtabeve në njësitë e vetëqeverisjes lokale (komunave dhe qytetit të Shkupit), për ballafaqimin me kanosjen nga COVID 19. Në rolin e Koordinuesit kryesor me trupin, kryesoi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani.

Krahas konkluzioneve të rregullta për konstituimin e punës së trupit dhe përcaktimin e fushëveprimit të tij, që në mbledhjen e parë konstituive, Trupi Koordinues solli vendim që t’i obligojë komunat, për formimin e menjëhershëm të shtabeve të veçanta për ballafaqim me sfidat e epidemisë, edhe atë, krahas këtyre njësive të pushtetit lokal si trupa kompetent, po ashtu edhe në nivelin e komuniteteve lokale, me çka do të sigurohet koordinim më i afër me nevojat e qytetarëve dhe qasje më e afërt drejtpërdrejtë në terren.


“Medoemos duhet të sigurojmë prezencë të nivelit më të lartë në terren në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar, me qëllim që të kemi mbështetje në kohë dhe në mënyrë përkatëse për qytetarët, por edhe informim dhe njoftim të besueshëm rreth gjendjeve”, deklaroi Osmani, duke i potencuar komunitetet lokale si njësi më të afërta deri tek qytetarët, si dhe koordinimin e komunave dhe aktiviteteve të tyre si instrumentin direkt më të përshtatshëm për qasje deri tek qytetarët.

Trupi Koordinues është formuar me vendim të Qeverisë javën e kaluar, ku krahas Koordinuesit kryesor, Zëvendëskryeministrit Osmani, marrin pjesë edhe Drejtoi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si Zëvendës i Koordinatori Kryesor, pesë anëtarë nga radhët e Inspektorëve pranë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe Sekretarët Shtetërorë të Ministrisë së Shëndetësi, Ministrisë për Punë të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori