LAJMI I FUNDIT:

Anulohet stinori në Superligën e Kosovës në basketboll, nuk do të këtë kampion këtë vit

Anulohet stinori në Superligën e Kosovës në basketboll, nuk do të këtë kampion këtë vit

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare, sot unanimisht ka marrë vendim që të anulojë garat në Superligën e Kosovës dhe Superligën e Femrave për edicionin 2019/20 dhe me këtë rast nuk do të shpallen kampionët e këtyre dy kompeticioneve.

Bordi i FBK-së do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet që ndërlidhen me pandeminë COVID-19 dhe gjatë muajit prill do të vendos për vazhdimin apo jo të garave të tjera në kuadër të FBK-së.


Derisa Superliga është anuluar, ligat tjera kanë mbetur të pezulluara së paku edhe një muaj.

“Në lidhje me modalitetet e garave të tjera Federata e Basketbollit të Kosovës do të njoftojë opinionin me kohë pas konsultimeve në nivel vendor dhe ndërkombëtar”.

“Bordi i FBK-së ka qenë i detyruar të marr një vendim të tillë për shkak të përhapjes së pandemisë COVID – 19, ku numri i të infektuarve në vendin tonë ka përjetuar rritje të madhe në disa ditët e fundit”.

“Për Bordin e FBK-së rëndësi ka shëndeti i basketbollistëve/eve, punëtorëve sportivë, shikuesve dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e garave të FBK-së. Vendimi hyn në fuqi më 31.03.2020”, thuhet në vendim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori