LAJMI I FUNDIT:

Letra e lamtumirës

Letra e lamtumirës

Nga: Vladimir Mayakovsky
Përktheu: Leonora Buçinca

Të gjithëve. Nëse vdes, mos e fajësoni askënd. Dhe ju lutem, asnjë thashetheme. Një i ndjerë nuk mund t’i përballojë ato. Mama, motër, miq, më falni! Nuk ishte zgjidhje (nuk ia rekomandoj askujt), por unë nuk kam zgjidhje tjetër. Lilja, më duaj. Parti, qeveri, familja ime është Lilya Brik, nëna ime, motrat e mia Veronika dhe Vitoldovna Polonskaja. Nëse ju bëni të mundur që ato të kenë një jetesë të mirë, ju falënderoj. Siç thuhet, incidenti është mbyllur. Barka e dashurisë është thyer në luftë me të përditshmen. Jeta dhe unë jemi një. Është e panevojshme të renditen lëndimet, dhimbjet, gabimet reciproke. Ju që mbeteni qofshi të lumtur.