Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pikërisht më 31 mars 1999, pati vendosur për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni urdhrin e asaj kohe për mobilizim:
Për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve të kohëve të fundit, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe dhe për mundësinë e kryerjes më intensive të detyrave luftarake për çlirimin e Kosovës, në zbatim të Urdhrit Nr. 151, datë 31.03.1999, “Për mobilizimin e përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe për çlirimin e Kosovës”.
Urdhëroj:
“Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë me datën 01.04.1999 dhe të vazhdojë në proces.
Të detyruar për tu lajmëruar për në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë moshat nga 18-50-vjeç. Lajmërimi për regjistrim prej datës 01.04.1999 deri më 30. 04. 1999.
Të gjithë kuadrot ushtarake të lajmërohen për të marrë detyrat në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga data 01 deri më 25 prill 1999. Çdo kuadër i inkuadruar i ri, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të marrë urdhrin përkatës të emërimit në detyrën funksional nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe Komandantët e njësiteve ushtarake, të marrin në dorë evidentimin e të gjithBetimi i ë të detyruarve për tu rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të mbahen evidenca të sakta e të plota.
Për aftësinë e trupave dhe kuadrove të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngrihen edhe qendra të reja stërvitore, ku me programe intensive të bëhet aftësimi i trupave p ara futjes në front. Stërvitja do të zgjasë nga 10-15 ditë.
Për zbatimin e këtij urdhri kur nuk arrihet të gjejë zbatim detyrimi ligjor, Policia Ushtarake të veprojë brenda e jashtë Kosovës, për të detyruar paraqitjen e të gjithë atyre moshave që detyron vendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ngarkohen me zbatimin e këtij urdhri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Komandantët e zonave të drejtimeve të njësive dhe Policia Ushtarake.
Ndjek zbatimin e këtij urdhri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet