Lëvizja Vetëvendosje do të refuzojë çfarëdo ftese të presidentin Hashim Thaçi për konsultime pas shkarkimit të qeverisë Kurti. Paralajmërimet e të parit të shtetit për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse po i konsideron antikushtetuese, anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.
Ajo thotë se në këtë situatë pandemie duhet të mbahet distanca ndaj tij.
Sipas saj, presidenti Thaçi nuk ka të drejtë të bëj përpjekje për krijimin e ekzekutivit pa fituesin e zgjedhjeve. Derisa u shpreh e rezervuar se cili do të jetë pozicioni i partisë së saj në rast të kërkesës së Thaçit për një mandatar të ri nga Vetëvendosje. Por thotë se zgjedhjet e reja pas kalimit të coronavirusit është zgjidhja e vetme.
“Në këto ditë duhet të mbajmë distancën sa më shumë. Distancën duhet të mbajmë edhe me presidentin sepse me gjitha paraqitjet e tij publike e ka bërë të qartë se po vepron kundër Gjykatës Kushtetuese… Ai nuk ka të drejtë që bëjë asnjë përpjekje për krijimin e qeverisë pa fituesin e zgjedhjeve. Kjo është e qartë edhe sipas kushtetutës, por edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se nuk mund të ketë qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje si subjekti që i ka fituar zgjedhjet”, thotë ajo.
Për qëndrimet pro kësaj ideje të partive tjera parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit, thotë se janë të sinkronizuara me presidentin Thaçi për t’i shërbyer planeve të tij.
“Është një skenar i përgatitur tashmë. Ata 82 deputetë e shpre hën hapur se me votën e tyre janë pro hapjes së rrugës për presidentin për planet e tij”, u shpreh Nagavci, për KosovaPress.
Duke kërkuar zgjedhje të reja, pas kalimit të pandemisë, Nagavci thotë se është krijuar rrethanë e re, ku së paku 24 deputetë ka radhët e LDK-së kanë premtuar qeverisje me LVV-në dhe tash nuk mund të thirren në atë legjitimet.
“Kemi rrethanë të re, i kemi së paku 24 deputetë të cilët i kanë fituar zgjedhjet duke premtuar që do të qeverisin me Lëvizjen e Vetëvendosje. Nuk mund të thërrasim në legjitimitetin e këtyre deputetëve. Pra duhet të shpërndahet Kuvendi dhe të vazhdohet me zgjedhjet e reja kurdo që të krijohen kushtet pas përmirësimit të situatës me koronavirus”, u shpreh ajo.
Javën e kaluar Kuvendi i Kosovë s ka votuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet