LAJMI I FUNDIT:

Sveçla kërkon bashkëpunim nga organet e drejtësisë për masa ligjore ndaj shkelësve të masave kundër COVID-19

Sveçla kërkon bashkëpunim nga organet e drejtësisë për masa ligjore ndaj shkelësve të masave kundër COVID-19

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, me të cilin ka biseduar në lidhje me situatën me coronavirus dhe masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Me këtë rast, Sveçla kërkoi bashkëpunim nga organet e drejtësisë në kontekstin e marrjes së veprimeve ligjore për të gjithë shkelësit e masave dhe kufizimeve që janë marrë deri më tani nga Qeveria e Kosovës, e të cilat janë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së mëtejme të Covid-19.

Kryeprokurori Lumezi e siguroi ministrin se Prokuroria e Shtetit do të jetë në dispozicion dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendsh me dhe Administratës Publike, por edhe me qytetarët në mënyrë që kjo situatë e rëndë të tejkalohet sa më lehtë të jetë e mundur.


Gjithashtu, kryeprokurori theksoi se është e domosdoshme të respektohen vendimet dhe udhëzimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, vendime këto që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit publik dhe në të mirën e qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori