Në New York, epiqendra e pandemisë në SHBA, ku çdo 9 minuta e 50 sekonda po vdes nga një person, përveç pajisjeve medicinale ky qytet ka nevojë urgjente për infermiere – madje për 3 mijë dhe për këtë u është ofruar paga tri herë më e lartë sesa që janë paguar deri më tani
Qindra infermiere nga vende të ndryshme të SHBA-së po “zbarkojnë” në New York, pavarësisht faktit se në qytetin me afro 9 milionë banorë, 30 mijë prej tyre janë infektuar dhe 672 kanë vdekur, transmeton Telegrafi.
Ato tani po e kanë më të lehtë të marrin vendimin nëse duan të punojnë atje, pasi për vetëm një orë pune po paguhen nga 100 dollarë, e falë këtyre të ardhura do të mund t’ju ofrojnë kushte më të mirë familjeve dhe fëmijëve të tyre.
Spitalet kanë vendosur t’ua rrisin pagat, kurse ato infermiere me më shumë përvojë do të marrin pagën edhe nga tri herë më të madhe sesa që e kanë marrë deri më tani – në veçanti ato që punojnë në emergjencë dhe repartin e kujdesit intensiv.
Sipas shefit të agjencisë për punësim, Michael Facia, ky numër prej 3 mijë infermiereve dhe teknikëve do të ishte i mjaftueshëm që të përmbushen kapacitetet në katër spitalet e New Yorkut.
“Kam biseduar me infermieret në jug të vendit. Ato fitonin 29 dollarë në orë. Me një fjalë ato më thonë, duhet ta bëjmë këtë për familjen. Një 34-vjeçare nga Miami, më tha se është dashur ta vozit veturën për më shumë se 24 orë për të mbërritur”, ka shtuar Facio.
“I ka lënë dy fëmijët në Florida dhe ka hequr dorë nga puna më orar të plotë me një pagë prej 36 dollarëve në orë, sepse do të fitojë tre herë më shumë për punën 13 javore që do ta bëjë”, tha ndër tjera Facio, duke theksuar se ajo nuk i frikësohet asaj që spitalet janë të mbushur me të sëmurë.
Jessica Gonzalez, 32-vjeçe, ka ardhur në Manhattan një vit më parë nga Filadefia për të punuar si infermiere në qendrën medicionale pranë universitetit të New Yorkut, dhe thotë se ishte e gatshme të rikthehej në shtëpi para fillimit të epidemisë. Megjithatë vendosi të qëndrojë pasi arriti marrëveshje që t’i fitojë 100 dollarë në orë si infermiere.
Përveç infermiereve dhe mjekëve, në New York mungojnë edhe respiratorë, të paktën 15 mijë dhe 90 mijë shtretër, duke mos i përmendur pajisjet mbrojtëse. Por problemi nuk përfundon këtu, sipas zyrtarëve lokalë edhe në momentin kur spitalet furnizohen me respiratorë, mungon stafi që është i trajnuar të punojë me ato.
Kujtojmë që SHBA që ka një popullsi prej 320 milionë banorëve, sot 65 ditë pas regjistrimit të rastit të parë me COVID-19 ka mbi 122 mijë persona të prekur nga coronavirusi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak