LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Të jemi të durueshëm dhe t’i zbatojmë rekomandimet e IKSHP-së nëse duam që situata të jetë nën kontroll

Hoti: Të jemi të durueshëm dhe t’i zbatojmë rekomandimet e IKSHP-së nëse duam që situata të jetë nën kontroll

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë sot se nuk nevojë për panik, por qytetarët e vendit duhet të vazhdojnë të kenë durim dhe t’i respektojnë rekomandimet e Institutit kombëtar të shëndetësisë publike në mënyrë që situata me epideminë COVID-19 të vazhdojë të jetë nën kontroll.

Hoti theksoi se gjurmimi i rasteve të reja nga kontaktet ka zgjerua mundësinë për t’i evituar rastet e reja dhe si ka ndihmuar institucionet për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

“Aq kohë nuk kemi shtrirje komunitare dhe janë në dijeni rastet mund të themi se situata është nën kontroll. Edhe disiplina qytetare duhet të rritet sepse po ka lëvizje të panevojshme”, tha ai, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, derisa dihen rastet dhe aplikohet masa e vet-izolimit rreziku është më i vogël, ndërsa sipas tij rrezik paraqet kur rastet fillojnë të mos dihen dhe nuk zbatohen rekomandimet e IKSHP-së.

Hoti në emisionin Zyra e ankesave në RTV Dukagjinin tha se masat e deritanishme kanë dhënë efekt të mirë, por sipas tij, duhet të vazhdohet të kenë kujdes të madh pasi sipas tij, asnjë shtet nuk ia qëlluar prognozës.

“…Ende jemi në skenarin e butë, deri tash jemi brenda parashikimeve… Nëse shkojmë me këtë trend mund të jemi një prej vendeve që jemi përballë me sukses, por jemi në fazat e hershme dhe duhet shumë durim e disiplinë në zbatimin e secilës masë”, tha ai.

Sipas tij, pavarësisht si ka shkuar deri tani, nëse veç disa ditë nuk i përmbahemi udhëzimeve dhe rekomandimeve, nuk ka kujdes maksimal dhe vetëm një hallkë shëndetësore nuk funksion atëherë çdo gjë mund të vihet në rrezik.

Ai njoftoi se në Institutin kombëtar të shëndetësisë publike janë 13 epidemiolog, por sipas tij, në rastet e tilla emergjente mund të ketë shërbime edhe nga resurset e klinikat tjera.

Duke folur për raste në Prishtinë, Hoti tha se janë 15 dhe të izoluara.

Ndryshe, zëdhënësi i MSH-së bëri thirrje qytetarëve të mos lëvizin pa nevojë dhe në kohën kur lejohet lëvizja, të dalin vetëm nëse e kanë të domosdoshme.

Ai tha se qytetarët duhet të kenë durim dhe t’i zbatojnë rekomandimet e IKSHP-së në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë nën kontroll. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori