LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri francez bëhet politikani më i vjetër në Evropë që vdes nga coronavirusi

Ish-ministri  francez bëhet politikani më i vjetër në Evropë që vdes nga coronavirusi

Patrick Devedjian është ish-ministri francez që vdiq sot nga coronavirusi, duke u bërë kështu politikani më i vjetër në Evropë që vdes nga kjo sëmundje.

Ditë më parë, 75-vjeçari kishte shkruar se është i lodhur por me gjendje të mirë, por nuk mundi t’i mbijetonte virusit, transmeton Telegrafi.


Që nga e mërkura, babai i katër fëmijëve ishte shtruar ën një spital në Paris, ku po trajtohej për simptoma të lehta, ndërsa nuk kishte ndonjë sëmundje tjetër.

“Gjendja e tij ndryshoi shumë gjatë ditës së sotme, mjekët vendosën ta vënë në koma artificiale, por ai nuk mbijetoi”, thuhet në raportin mjekësor.

Vetëm disa ditë më parë, Devedjian që ishte president i këshillit të Hauts-de-Seine, shkroi se është diagnostikuar me coronavirus, ndërsa po bashkëpunon me mjekët dhe infermierët që ta ketë gjendjen nën kontroll.

Republikani konservativ Devedjian, gjatë kohës së presidencës së Nicola Sarkozy, ka qenë në krye të disa ministrive. Ai bëhet një nga disa politikanët evropian, që është infektuar nga kjo pandemi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori