Të falsifikuara dhe pa efekt: Medikamente kundër Covid-19 ofrohen në rrjet. Europoli tërheq vëmendjen të bëhet kujdes.
Shumë sipërmarrje dhe të vetëpunësuar po humbasin porositë dhe xhirot për shkak të pasojave të krizës së coronavirusit në mbarë Europën. Por një tjetër degë ka koniunkturë të lartë: Mashtruesit bëjnë biznes me frikën, paralajmëron autoriteti policor i BE-së, Europol në Hagë. Catherine De Bolle, drejtore e Europolit deklaroi, se është e habitur me çfarë shpejtësie kriminelët po i zhvillojnë modelet e tyre të mashtrimit: “Ndërsa njerëzit luftojnë kundër krizës dhe ndihmojnë viktimat, ka edhe kriminelë, që shfrytëzojnë krizën. Këtë nuk mund ta pranojmë. Biznese të dyshimta gjatë një krize shëndetësore janë mjaft të rrezikshme dhe mund t’i rrezikojnë jetën e njerëzve.” Europoli koordinon autoritetet policore të BE-së dhe është përgjegjës për hetimet ndërkufitare.
Medikamente të rreme
Europol paralajmëron prej medikamenteve të falsifikuara, që ofrohen për shitje në internet. Në një aksion mbarëbotëror hetimesh në 90 vende bashkë me autoritete të tjera policore janë identifikuar mbi 2000 faqe interneti, në të cilat ofrohen medikamente pa efekt, spray ose kremëra kundër coronavirusit. Në kuadër të aksionit policor të emërtuar “Pandea” janë konfiskuar katër milionë kampione medikamentesh. Fjala është për medikamente antivirale ose tableta kundër malarjes, që nuk janë të licensuara në treg. Po ashtu janë në qarkullim edhe maska mbrojtëse, që ose nuk kanë efekt ose janë ekstremisht të kushtueshme. Që nga fillimi i marsit janë tërhequr nga qarkullimi 34.000 maska kirurgjikale me përbërje velo-kartë, thuhet në një njoftim të Europolit.
Jo vetëm konsumatorë privatë të frikësuar kanë rënë pre e mashtrimeve, por ndonjëherë edhe institucione shtetërore. Në Belgjikë autoritetet porositën për pesë milionë Euro maska mbrojtëse tek një prodhues në Turqi, i cili nuk e solli asnjëherë furnizimin, njofton gazeta belge “Le Soir.”
Gazeta spanjolle “El Pais” duke iu referuar burimeve anonime shkruan, se autoritetet spanjolle kanë përdorur në Madrid 640.000 teste pa efekt ndaj coronavirusit. Ato dhanë shumë rezultate negative ndaj coronavirusit. Këto kampione testesh me sa duket e kishin origjinën nga një firmë kineze.
Komisioni i BE-së bën thirrje për të pasur kujdes
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në fillim të javës përmes një video-mesazhi paralajmëroi prej mashtrueve. Secili duhet të bindet para se të bëjë porosi në internet për seriozitetin e ofruesit. Premtimet, se një vaksinë mund të blihet janë të rreme. Nëse një vaksinë është zhvilluar dhe licensuar, “këtë do ta mësoni nga burime të besueshme”, tha von der Leyen. Qeveritë dhe institucionet publike do ta komunikojnë këtë në kohën e duhur.
Punonjës të rremë ofrojnë teste
Europoli paralajmëron edhe nga një tjetër formë në rritje e vjedhjeve. Për shkak të kufizimeve të qarkullimit shumë sipërmarrje dhe qendra mjekësore janë bosh ose jo të ruajtura. po ashtu ka rritje të përpjekjeve për të hyrë në shtëpi private. Kirminelët thonë, se janë përfaqësues të autoriteteve ose sanitarë, që vijnë për të bërë test të Coronas ose për të verifikuar nëse personat qendrojnë vërtetë në shtëpi. Viktimat mashtrohen prej hajdutëve dhe si rrjedhojë ata i grabisin.
Jo vetëm në Europë ka ndërkohë probleme me mashtrime të tilla në faqet e internetit. Një firmë në Los Angeles, që regjistron automatikisht faqet e reja të inernetit, deklaroi, se portalet me fjalët kyç “Corona” ose “Covid” nuk janë të lejuara. Një gjyqtar në Teksas më parë vendosi me kërkesën e Ministrisë së Drejtësis të SHBA-së që të mbyllet kjo faqe interneti. Në të shiteshin doza vaksine për 4,95 Dollarë, që gjoja e kishin prejardhjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Menaxhuesit e këtij protali synonin që përmes arkëtimit të parave të fitonin akses tek të dhënat e kartave të kreditit të klientëve. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'