LAJMI I FUNDIT:

Pesëmbëdhjetë premierat e anuluara si pasojë e pandemisë së coronavirusit

Pesëmbëdhjetë premierat e anuluara si pasojë e pandemisë së coronavirusit

Edhe pse fansat mezi kanë pritur publikimin e disa prej realizimeve filmike, ata do të duhet të presin më gjatë, si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 në gjithë botën.

Për shkak të pandemisë së coronavirusit, Hollywoodi është detyruar t’i anulojë apo t’ua ndryshojë datat disa prej filmave që jua sjellim më poshtë:


Wonder Woman 1984

Realizimi i Warner Bros, “Wonder Woman 1984”, është dashur të shfaqej më 5 qershor, mirëpo është shtyrë për dy muaj dhe pritet të jepet premierë më 14 gusht.

No Time to Die

“No Time to Die” ishte filmi i parë e shtyu premierën për shkak të coronavirusit. Ishte planifikuar ta shfaqej më 10 prill, por është shtyrë për 25 nëntor.

Mulan

Fansat që e kanë pritur filmin e Disneyt, “Mulan”, duhet të presin më gjatë. Ky film duhej të niste shfaqjen më 27 mars, por premiera është shtyrë për një datë të pacaktuar.

A Quiet Place II

Vazhdimi i shumëpritur i trillerit nga viti 2018, është dashur të shfaqej më 20 mars, por është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Minions: The Rise of Gru

Vazhdimi i “Minions” duhej të dilte nëpër kinema më 3 korrik, por është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Peter Rabbit 2: The Runaway

Vazhdimi i “Peter Rabbit” e ka ndërruar datën e premierës nga 3 prilli më 7 gusht.

Fast and Furious 9

Fansat e shumtë mezi e kanë pritur vazhdimin e nëntë të “Fast and Furious” që duhej të niste shfaqjen më 23 maj 2020. Mirëpo, premiera është shtyrë për 2 prill 2021.

Scoob

Filmi i animuar që duhej të paraqitej nëpër kinema nga data 15 maj, është shtyrë për një datë të pacaktuar.

The Personal History of David Copperfield

Ende nuk është caktuar data e publikimit të këtij filmi, premiera e të cilit ishte caktuar për 8 maj të këtij viti.

The New Mutants

Filmi i radhës nga seria ‘X Men’ duhej të shfaqej më 3 prill, ndërsa premiera është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Lovebirds

Komedia romantike që duhej publikuar më 3 prill, do të transmetohet në Netflix, mirëpo duhet pritur për datën e re.

Run

Sarah Paulson kthehet në ekrane me trillerin për nënën që shqetësohet tepër, ndërsa premiera që duhej dhënë më 8 maj, është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Spiral

Vazhdimi i nëntë i franshizës ku luajnë Chris Rock dhe Samuel L. Jackson, duhej shfaqur më 15 maj, ndërsa data e re nuk është caktuar ende.

In the Heights

Warner Bros e ka shtyrë publikimin e mjuziklit (që duhej shfaqur më 26 qershor) për një datë ende të panjohur.

The Woman in the Window

Trilleri misterioz me Amy Adams në rolin kryesor është dashur ta lansohet më 15 maj, por është shtyrë. Data e re, ende nuk është bërë publike.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori