LAJMI I FUNDIT:

Dyshohej se kishin kontakt me të prekurin nga coronavirusi, stafi mjekësor i QKMF në Podujevë rezulton negativ

Dyshohej se kishin kontakt me të prekurin nga coronavirusi, stafi mjekësor i QKMF në Podujevë rezulton negativ

Pas dyshimit se kanë qenë në kontakt me personin e infektuar me COVID-19, stafi mjekësor prej 10 personash i QKMF në Podujevë, sot kanë bërë testimin në IKSHPK dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Bedrie Rama, epidemiologe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, i ka thënë Telegrafit, se pas dyshimit se një pjesë e stafit mjekësor i kanë pasur kontakt me pacient të diagnostikuar me COVID-pozitiv, 10 punëtorë shëndetësorë të QKMF, kanë kryer testet  në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK.


“Mund të konfirmoj me kënaqësi se i gjithë stafi mjekësor, prej 10 personash, mjekë dhe infermierë, kanë rezultuar negativ në testim në virusin SARS-CoV”, ka thënë epidemiologia Rama.

Ndryshe, në Komunën e Podujevës deri tash janë regjistruar katër raste të personave (përfshirë rastin e sotëm) të infektuar me COVID-19.

Një person 82-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër (i biri i viktimës) tashmë është shëruar nga ky virus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori