Ajo publikoi së fundmi klipin e këngës së saj më të re “How to be lonely”.
Dhe me fansat e saj me siguri të intriguar, Rita Ora nuk zhgënjeu kur videoja muzikore u lansua të premten, shkruan DailyMail.
Videoja tre minutëshe e shfaq këngëtaren, 29 vjeçe, në mënyrë dramatike teksa heq një maskë nga fytyra e saj, më pas teksa rrëshqet në një dysheme me vezë dhe më vonë duke vallëzuar me një skelet.
Teksa po shijon suksesin e këngës që po pritet mirë nga publiku, Rita duket se ka marrë në dorë një numër skenarësh të ndryshëm, duke përfshirë këtu një skenë ku milingonat zvarriten në të gjithë fytyrën, ndërsa ajo është e ulur pranë një dritareje.
Në skena të tjera shihet Rita duke vallëzuar rreth banesës së saj me një skelet njerëzor, përpara se të shëtiste nëpër një dysheme me vezë dhe të rrokulliset nëpër guaska të plasaritura.
Videoja më pas vazhdon me banjën e Ritës në një vaskë të mbushur me ari të lëngshëm, përpara se të mbështillet në çarçafë sateni ngjyrë të kuqe duke mbajtur një gjerdan të pazakontë, nën modelin e organit të zemrës.
Përgjatë klipit, ajo heq buzën e saj për të zbuluar fjalën “lonely (e vetmuar)” të cilën e ka shkruar në pjesën e brendshme të buzës së saj dhe më pas shihet në mënyrë dramatike duke hequr një maskë nga lëkura e saj për të zbuluar fytyrën e saj nën të.
Ndërsa koncepti është padyshim i pazakontë, kënga përmban një mesazh të fortë.
Duke folur për projektin “How to be lonely”, Rita u tha fansave: “Vitin e kaluar e kam ndjerë si fundin e një kapitulli dhe fillimin e një kapitulli të ri dhe emocionues”.
“Një nga ndjenjat më çliruese për mua është interpretimi dhe krijimi i muzikës. Ju të gjithë e dini se muzika do të jetë gjithmonë dashuria ime e parë, edhe kur unë jam duke punuar në projekte të ndryshme, unë gjithmonë jam duke shkruar dhe duke bërë muzikë…kështu, këtu është diçka e re! Jam shumë e entuziazmuar për të publikuar solo këngën time të re “How to be lonely”, një këngë për të cilën jam shumë krenare. Unë kam dashur të jem në studio dhe thjesht dua të vazhdoj të shkruaj dhe lansoj sa më shumë muzikë që mundem”, tha tutje ajo.
“Duke udhëtuar në botë, duke punuar dhe duke provuar vende të ndryshme dhe duke qenë në rrugë të vazhdueshme, unë kam mësuar ndër vite të shijoj kompaninë time dhe të ushqej çdo ndërveprim. Kjo këngë është frymëzuar nga shumë periudha të ndryshme të jetës sime; herë kur kam kuptuar se ne jemi njerëz të vlefshëm, diçka që duhet ta pranojmë, dhe që ndërsa lidhjet janë të rëndësishme, nuk na duhet aprovimi i të tjerëve. Kur ju jeni vetëm, kujtoni se ju jeni mjaftueshëm dhe që ju keni forcë të bëni zgjedhjet tuaja. Shijojeni të qenit ju”, kishte thënë Rita duke shpjeguar këngën e saj.
“How to be lonely” është kompozuar nga senzacioni i momentit në Angli, Lewis Capaldi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania
Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?