LAJMI I FUNDIT:

“Lexoni në buzët e mia”, Rita Ora ka shkruar fjalën “e vetmuar” nën buzë që lidhet me këngën e saj të re por edhe karantinimin

“Lexoni në buzët e mia”, Rita Ora ka shkruar fjalën “e vetmuar” nën buzë që lidhet me këngën e saj të re por edhe karantinimin

Rita Ora ka zbuluar së fundmi përmes rrjeteve sociale, se në pjesën e brendshme të buzës së saj ka ngjyrosur fjalën “lonely (e vetmuar)” që i dedikohet këngës së saj më të re me titull “How to be lonely”.

Këngëtarja 29-vjeçare ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram të enjten mbrëma një video të shkurtër, që paralajmëronte klipin e ri “How to be lonely” që publikohet sot (e premte), shkruan DailyMail.


Dhe në raundin e saj të fundit të promovimit, ajo u shfaq e prirur për fansat e saj të shohin se si ajo kishte shkruar fjalën “lonely” përkohësisht në pjesën e brendshme të gojës së saj, ndërsa tërhiqte buzën e saj të poshtme për të treguar fjalën e shkruar.

Ajo gjithashtu ndau një moment tjetër me fansat në Instastory, ku shfrytëzoi rastin për t’iu kujtuar fansave për rëndësinë e qëndrimit në shtëpi, në një përpjekje për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së coronavirusit.

Nën përqafimin e ariut dhe e shtrirë mbi vezët e thyera - Rita Ora tregon anën e saj artistike në klipin e ri
Lexo po ashtu Nën përqafimin e ariut dhe e shtrirë mbi vezët e thyera - Rita Ora tregon anën e saj artistike në klipin e ri

Ylli me origjinë nga Kosova shkroi: “E vetmuar, por ne jemi të gjithë së bashku. Çfarë ironie. Qëndroni në shtëpi, së bashku do ta kalojmë këtë betejë, videoje muzikore e ‘How to be lonely’ vjen nesër”.

Ndërkohë, ajo këto ditë publikoi edhe trailerin e “How to be lonely”, që duket se do të jetë një klip me shumë skena të veçanta.

Ajo do të shfaqet në një skenë mjaft interesante e shtrirë në një dysheme me vezë, teksa në një tjetër skenë, Ora duket tejet provokuese e zhytur në një vaskë me ar të lëngshëm.

Rita Ora ka publikuar këngën në versionin audio javë më parë, teksa më pas solli edhe një “dance video” shumë interesante, ku shfaqej me trupën e vet të vallëzimit duke realizuar një koreografi të veçantë nën ritmet e këngës së së saj të re.

Tani ajo është gati edhe për të publikuar klipin zyrtar, për ta finalizuar komplet si projekt “How to be lonely”. /Telegrafi/