LAJMI I FUNDIT:

Dua dhe i dashuri i saj janë strehuar në një shtëpi rasti, pasi fqinjët përmbysën banesën e çiftit nga renovimet e tyre

Dua dhe i dashuri i saj janë strehuar në një shtëpi rasti, pasi fqinjët përmbysën banesën e çiftit nga renovimet e tyre
Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Ajo i është bindur vendimeve qeveritare të vendit duke qëndruarnë vetë-izolim në një përpjekje për të frenuar përhapjen e coronavirusit.

Dhe Dua Lipa ka zbuluar se ajo dhe i dashuri Anwar Hadid, 20 vjeç, janë detyruar të izolohen në një ‘shtëpi momentale të adhtuquajtura Air B&B’, kjo pasi fiqnjët sipas çiftit përmbysën banesën e tyre, shkruan DailyMail.


“Air B&B”, është një treg në internet për rregullimin ose ofrimin e strehimit, kryesisht në shtëpi rastësore, ose përvojat e turizmit. Kompania nuk posedon asnjë prej listave të pasurive të patundshme, as nuk pret ngjarje; ajo vepron si ndërmjetëse, duke marrë komisione nga secili prenotim.

Krijuesja e hitit, “Don’t start now”, 24 vjeçe, ishte e ftuar së fundmi në Radio Capital në emisionin e mëngjesit, ku tregoi se si kur ishte kthyer në shtëpi nga turneu në Australi, e gjeti apartamentin e saj ‘të shkatërruar ’nga renovimet e shtëpisë së fqinjëve.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Ylli me origjinë shqiptare foli edhe për pandeminë që mbërtheu botën dhe diskutoi për trishtimin e saj që nuk arriti që këtë kohë të çuditshme ta kalonte në vendbanimin e saj.

Ajo tha: “Tani jam detyruar të qëndroj në një shtëpi të rastit, sepse banesa ime është shkatërruar praktikisht”.

“Kështu, fqinjët e mi kanë rinovuar sipër shkallëve gjatë javëve të kaluara dhe unë kam qenë larg në Australi”.

“Kur u ktheva dy javë më parë, unë hyra në dhomën time dhe pash dyshemen e mbuluar me ujë. Kishte pikuar nga lart poshtë për javë të tëra, kështu që kishte vetëm një përmbytje të madhe në të gjithë shtëpinë time për fat të keq”, tregoi artistja shqiptare.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja, e cila së fundmi publikoi albumin e saj të ri “Future Nostalgia”, i tha prezantuesit se ajo dhe i dashuri i saj, Anwar kishin planifikuar të shkonin drejt Amerikës, por planet iu dështuan pasi Donald Trump ndaloi udhëtimet nga Mbretëria e bashkuar për në ShBA.

Sidoqoftë, ajo zbuloi se gjërat nuk ishin shumë të tmerrshme pasi ajo kishte gati dy vjet që jetonte me të.

Dua Lipa me veshje super të shtrenjta në klipin e fundit, vetëm puloveri i saj kap shifrën e 6300 eurove
Lexo po ashtu Dua Lipa me veshje super të shtrenjta në klipin e fundit, vetëm puloveri i saj kap shifrën e 6300 eurove

Ajo vazhdoi: “Nuk është gjithçka e keqe edhe pse nuk jam vetëm, fatmirësisht. Po e kaloj këtë kohë me të dashurin tim”.

“Ne kemi dashur të kthehemi në ShBA për të kaluar këtë kohë të çuditshme me familjen e tij, por kjo ishte dita kur erdhi urdhëri i ndalimit të udhëtimeve nga Trump”, tha Dua.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

“Ne kishim për qëllim që të fluturonim atë ditë, por për fat të keq nuk arritëm”, tregoi tutje ajo.

Kjo situatë vjen pasi Lipa u përlot të hënën në një lidhje direkte me fansat e saj në Instagram, duke treguar se si i gjithë turneu i saj i koncerteve ishte shtyrë.

"Mirësevini në Future Nostalgia", Dua Lipa më në fund publikon albumin e shumëpritur
Lexo po ashtu "Mirësevini në Future Nostalgia", Dua Lipa më në fund publikon albumin e shumëpritur

Dua kishte planifikuar ta publikonte albumin e ri “Future Nostalgia” më 3 prill, por e tërhoqi datën e lansimit për 29 mars.

“Shpresoj që të ju sjell pak lumturi dhe shpresoj që ju bëj të buzëqeshni, dhe shpresoj që t’ju bëj krenarë”, tha ajo për fansat kur njoftoi daljen më herët në treg të albumit të saj të dytë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori