LAJMI I FUNDIT:

Trump nënshkruan paketën prej 2.2 trilionë dollarëshe – si mbështetje financiare për amerikanët e goditur nga coronavirusi

Trump nënshkruan paketën prej 2.2 trilionë dollarëshe – si mbështetje financiare për amerikanët e goditur nga coronavirusi

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten paketën e stimulimit ekonomik prej 2,2 trilionë dollarësh, duke vënë në lëvizje një mbështetje të fuqishme financiare për miliona amerikanë të goditur rëndë nga epidemia e coronavirusit.

Presidenti e nënshkroi ligjin pak orë pasi mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pas miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të premten paketën e stimujve ekonomikë prej 2.2 trilionë dollarësh, më masivja në historinë amerikane, për të ndihmuar individë dhe kompanitë të përballojnë pasojat ekonomike shkaktuar nga epidemia e coronavirusit dhe për të mbuluar koston e pajisjeve të domosdoshme mjekësore për të cilat spitalet kanë nevojë urgjente.


Senati me shumicë republikane e miratoi të mërkurën në darkë paketën dhe Presidenti Donald Trump pritej ta nënshkruajë me shpejtësi.

Legjislacioni i miratuar siguron miliarda dollarë fonde për spitale, biznese të vogla, industri që janë dëmtuar rëndë si edhe pagesa direkte për amerikanët me të ardhura të pakta dhe të klasës së mesme në një përpjekje për të mbajtur nën kontroll dëmin masiv ekonomik dhe për të zbutur ndikimin e tij.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi synonte miratimin e ligjit të premten përmes që manovre proceduriale që do të shmangte ardhjen e shumë ligjvënësve nga shtete të ndryshme për të votuar personalisht në Uashington.

Por republikani Thomas Massie nga shteti jugor i Kentakit e kundërshtoi miratimin vetëm me votë me zë, duke thënë se ishte i shqetësuar se sa shumë do ta shtonte borxhin publik, paketa.

Presidenti Trump kishte paralajmëruar të premten kongresmenin republikan të mos ta pengonte miratimin e paketës.

Një numër ligjvënësish erdhën në Uashington nga i gjithë vendi për të plotësuar një kuorum të nevojshëm dhe kapërcyer kundërshtimin e kongresmenit Massie.

Shumë ligjvënës e pranuan se megjithëse do të votonin pro paketës, projekt-ligji kishte shumë defekte.

Paketa masive financiare synon të hedhë një sasi të madhe parash në ekonominë amerikane, për të kapërcyer rënien e thellë shkaktuar nga pandemia.

Trump u tha gazetarëve të mërkurën dhe do të vepronte me shpejtësi pas miratimit nga Dhoma e Përfaqësuesve. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori