Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar studentët se për shkak të coronavirusit nuk do të mbahen provimet në muajin prill.
Rektorati i Universitetit të Prishtinës kërkon mirëkuptim nga studentët, transmeton Telegrafi.
“Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, kërkon mirëkuptim nga të gjithë studentët e UP-së, të cilët kërkojnë mbajtjen e provimeve të afatit të jashtëzakonshëm të prillit, se një gjë e tillë është e parealizueshme në këtë fazë”, thuhet në njoftimin publik.
Më tej në njoftim thuhet se menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës është duke u angazhuar që të gjejë format më të përshtatshme për të realizuar mbajtjen virtuale të provimeve të afateve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.
“Dekanët e njësive akademike obligohen që të bëjnë përgatitjet e nevojshme teknike dhe ligjore, për t’ua mundësuar studentëve mbrojtjen e temave të diplomave, fillimisht studentëve të nivelit bachelor, ndërsa javët në vazhdim do të do të vendoset edhe për studentët e nivelit master.
Detajet për mbrojtje të temave përmes metodës virtuale do të sqarohen në Udhëzuesin përkatës, i cili do t’u dërgohet të gjitha njësive akademike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City