LAJMI I FUNDIT:

Reagon Bahtiri: VV-ja do të fuqizohet edhe më shumë, asnjëherë më koalicion me LDK-në

Reagon Bahtiri: VV-ja do të fuqizohet edhe më shumë, asnjëherë më koalicion me LDK-në

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë Kurti, duke e quajtur turp të atyre që ndihmuan një gjë të tillë.

Ai, duke folur për KosovaPress, ka bërë të ditur se Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme, sepse siç u shpreh ai, krejt populli është me VV-në.


Sipas tij, Kurti do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit kur zgjidhet qeveria e re, ndërsa kryeministër do të bëhet përsëri Albin Kurti.

Ai u shpreh i bindur se asnjëherë më nuk do të ketë koalicion me LDK-në.

“Atyre të cilët ia kanë marr peshën e fuqisë qeverisë së Kosovës, ju qoftë për nder, për shkak se në gjendjen aktuale në të cilën gjendet Kosova dhe krejt bota, në vend që t’i ndihmojnë qeverisë… ata bënë vërtetë atë që s’ju ka hije, gjë që po shihet edhe në krejt botën, sepse po dënohet ashpër.

Ky turp që ka ndodhë, ne t’ju mbetet për nder atyre… Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit kur zgjidhet qeveria e re, dhe qeveria e re do të zgjidhet përsëri me Albin Kurtin…Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme sepse krejt populli është me ta…Asnjëherë nuk shohim më koalicion me LDK-në”, ka thënë Bahtiri. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori