LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Virusin e kemi në kontroll, por jo edhe panikun dhe kulturën qytetare

Ramadani: Virusin e kemi në kontroll, por jo edhe panikun dhe kulturën qytetare

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka deklaruar se Kosova e ka nën kontroll Covid 19, por panikun dhe mungesën e kulturës qytetare për respektim të masave, fatkeqësisht nuk e ka.

Ai ka bërë thirrje edhe njëherë tek qytetarët të respektojnë distancën prej 2 metrash, qoftë edhe në shtëpi, qoftë kudo, përndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit.

“Virusin Covid 19 e kemi në kontroll dhe po ju them se po. Ajo çfarë nuk e kemi në kontroll si Kosovë, është paniku dhe mosrespektimi i masave sociale. Mbajtja e distancës, prej 2 metrash, higjiena personale sa më e shpeshtë dhe ajrosja janë shpëtim për të kaluar sa më lehtë”, tha Ramadani për Radio 1.


Ai ka thënë po ashtu që do të bëhet një zgjidhje edhe për oraret e lëvizjeve të lira në qytet.

“Meqë nuk po ka vetëdije ende nga qytetarët, meqë me të përfunduar kufizimet kohore, pas orës 16:00 po krijohen tollovi të mëdha, dhe janë bombë e kurdisur për shpërthim virusi, unë që tani do e paraqes shqetësimin duke kërkuar zgjidhje profesionale të përbashkët me kompetentët. Por prapë në çdo situatë, ne po na mungon vetëdija e distancës dhe masave sociale. Është gabim që policia ndalon automjete në lëvizje, total gabim. Policia të ndaloj radhët e njerëzve para bukëpjekësve dhe marketeve. Aty të mbahet distanca”, shtoi Ramdani.

I pyetur rreth masave që aplikon Belgjika, e cila rekomandon që lëvizjet në ajër dhe në diell të aplikohen nga qytetarët e saj, por vetëm mos të ketë grumbull njerëzish, as në rrugë e as në parqe, Ramadani, u përgjigj duke qeshur.

“Po qeshem sepse pikërisht këto, janë ato propozime dhe rekomandime që i pata dhënë para dy javësh e për çfarë u keqinterpretova nga mediat dhe qytetarët. E rithekson pra, më shumë bëjmë dëm në shtëpi kur mblidhemi nga 15 – 20 persona se sa kur lëvizim nga 2 persona në diell, në mbajtje të distancës. Kjo që u paska thënë dje, si rekomandim i aplikuar në Belgjikë, nga unë ishte keqkuptuar”, tha Ramadani. /Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori