LAJMI I FUNDIT:

“Mirësevini në Future Nostalgia”, Dua Lipa më në fund publikon albumin e shumëpritur

“Mirësevini në Future Nostalgia”, Dua Lipa më në fund publikon albumin e shumëpritur
Kopertina e albumit "Future Nostalgia" nga Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Ky është një sukses më shumë në karrierën e saj.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka tashmë të lansuar albumin e dytë në karrierën e saj.


Albumi i titulluar “Future Nostalgia” e që në shqip përkthehet “Nostalgjia e së ardhmes”, ka të përfshira 11 këngë, të cilat janë pothuajse të gjitha në stilin e viteve 80′.

Kopertina e albumit “Future Nostalgia” nga Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Albumi i dytë në karrierën e këngëtares cilësohet si një koleksion i këngëve të zhanrit pop-funk të sofistikuar, të frymëzuara nga Kylie Minogue.

“Future Nostalgia” arriti në duart e publikut një javë më herët nga sa ishte paraparë të publikohet, e krejt kjo për shkak të pandemisë coronavirus, pasi këngëtarja shqiptaro-britanike nuk dëshironte të priste më gjatë për t’i gëzuar fansat e saj.

E lumtur për publikimin e albumit të ri, Dua ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër, duke i prezantuar ata me “Future Nostalgia”.

“Faleminderit për të gjithë miqtë e vjetër dhe të rinj, për dashurinë, lumturinë dhe mbajtjen e një zemre të hapur. Mirësevini në “Future Nostalgia”, tani në të gjitha shërbimet e transmetimit”, shkroi Lipa në Instagram.

Tre nga këngët e këtij albumi deri më tani janë realizuar edhe me klipe dhe janë pëlqyer shumë nga publiku. Bëhet fjalë për këngët “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”.

Më poshtë ju prezantojmë me listën e plotë e këngëve të albumit “Future Nostalgia” nga Dua Lipa. /Telegrafi/

1. “Future Nostalgia”

2. “Don’t Start Now”

3. “Cool” (Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

4. “Physical”

5. “Levitating” (Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

6. “Pretty Please” (Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

7. “Hallucinate” (Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

8. “Love Again” (Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

9. “Break My Heart”

10. “Good In Bed” (Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

11. “Boys Will Be Boys” (Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori