Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka bërë edhe njëherë të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë brenda, madje edhe në kohën kur lejohet lëvizja, përveç rasteve kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore, ose për tu furnizuar.
Vitia në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Zyrën e Ankesave”, të RTV Dukagjinit ka thënë se edhe sot do të kenë një takim me ministrat e tjerë, në mënyrë që të shqyrtojnë edhe njëherë sesi të ndryshojnë orarin e lëvizjes, kjo pasi në këto orët kur lejohet dalja jashtë, kanë filluar të krijohen tollovi.
“Dje kemi pasur një takim me z. Svecla, sot kemi edhe me ministrat e tjerë në ora 15:00, ku do të shohim si të reagojmë dhe si të marrim masa të reja. Por, si institucion mund të shohim se cila është më e mira, prandaj do të bëjmë edhe një takim për të parë sesi do të reagojmë. E shfrytëzoj rastin të bëj apel, edhe kur janë orët kur mund të lëvizni, mos dilni pa pasur një domosdoshmëri, qoftë për tu furnizuar, qoftë për ndonjë ndihmë mjekësore, përndryshe po e përsëris prapë atë që ka thënë profesori Ramadani ‘virusi nuk ka këmbë, ne i japim këmbët virusit për të dal jashtë’, e pastaj e sjellim edhe të familjarët”, tha Vitia.
Ministri i Shëndetësisë ka lutur të gjithë qytetarët që të tregohen solidar më njëri-tjetrin, me veten e familjarët, sepse siç tha ai mënyra më e mirë për të tejkaluar këtë situatë është qëndrimi në shtëpi.
“Tani është koha të tregohemi solidar për shëndetin e njëri-tjetrit. Ju lutem, ju lutem qëndroni në shtëpi, edhe në orët kur lejohet lëvizja, mos dilni, mos dilni, ruajeni shëndetin tuaj e të familjarëve tuaj. Për momentin është mënyra e vetme qëndrimi në shtëpi, për ta tejkaluar këtë”, ka thënë Vitia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe