LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Të dështuarit që fajësuan SHBA-në duhet të kërkojnë falje – servuan pareshtur fyerje të paskrupullta

Mustafa: Të dështuarit që fajësuan SHBA-në duhet të kërkojnë falje – servuan pareshtur fyerje të paskrupullta

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një deklarate, bën më dije se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç është spekuluar më herët.

Për këtë ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook ka thënë se të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës ” për konstruksionet e servuara pareshtur dhe fyerjet e paskrupullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”.


Departamenti Amerikan i Shtetit: Nuk ka plan të fshehtë për shkëmbime territoriale - të hiqet tarifa plotësisht
Lexo po ashtu Departamenti Amerikan i Shtetit: Nuk ka plan të fshehtë për shkëmbime territoriale - të hiqet tarifa plotësisht

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskrupullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”, shkruan Mustafa.

Departamenti Amerikan, në deklaratë thotë se SHBA synon të përmirësojë ekonominë në Kosovë dhe të krijojë një vrull ekonomik, për të hapur vende pune.

“Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori