LAJMI I FUNDIT:

Një doktor shpjegon se pse vdekshmëria nga coronavirusi është e ulët në Gjermani

Një doktor shpjegon se pse vdekshmëria nga coronavirusi është e ulët në Gjermani

Gjermania kryen rreth 500,000 teste në lidhje me coronavirusin në javë, tha një virolog kryesor gjerman, duke shpjeguar shkallën e ulët të vdekshmërisë së Covid-19 në atë vend në krahasim me vendet e tjera.

Edhe pse Gjermania, ka më shumë se 43,000 raste të infeksioneve të reja me coronavirus me të paktën 260 vdekje, ajo është shumë më e vogël në përqindje sesa në vendet e tjera ku sëmundja është përhapur, transmeton Telegrafi.


“Arsyeja pse kemi kaq pak vdekje në Gjermani në krahasim me numrin e të infektuarve shpjegohet me faktin se ne bëjmë një sasi të madhe të testeve laboratorike”, tha Christian Drosten, virolog në Spitalin Charite të Berlinit.

“Por është ende një qetësi para stuhisë”, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në Berlin.

Spahn konfirmoi që kapacitetet gjermane të testimit ishin mbi ato të vendeve të tjera, por vuri në dukje se testet duhet të përdoren në mënyrë selektive.

Ende është e nevojshme për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit duke mbajtur distanca sociale pasi spitalet rrisin kapacitetin e tyre, paralajmëroi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori