LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK me lutje për qytetarët: Ne punojmë 15-20 orë në ditë për ju, e ju për ne qëndroni në shtëpi

IKSHPK me lutje për qytetarët: Ne punojmë 15-20 orë në ditë për ju, e ju për ne qëndroni në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë apel të qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi që dalja në qytet mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të shkaktohet shpërthim epidemik.

IKSHPK ka njoftuar se numri i personave të prekur me COVID-19 deri më tani është 86, transmeton Telegrafi.

Edhe 7 raste me coronavirus në Malishevë, shkon në 86 numri i të infektuarve
Lexo po ashtu Edhe 7 raste me coronavirus në Malishevë, shkon në 86 numri i të infektuarve

Njoftimi i IKSHPK-së:


“Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!

Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!

Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familjar. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Lajme
Kalo në kategori