Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes së të gjithë zyrtarëve policorë dhe në veçanti zyrtarëve në pikat kufitare, në lidhje me situatën rreth virusit COVID-19, që njihet si coronavirusi i ri, ka ndërmarrë masat të menjëhershme për mbrojtjen e këtyre zyrtarëve me pajisje mbrojtëse, thonë zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës i ka thënë REL-it që kjo polici është pjesë e komisionit shtetëror për menaxhim dhe parandalim të koronavirusit, dhe të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme janë ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, në përputhje edhe me angazhimet dhe detyrat sipas planit për gatishmëri dhe reagim.
“Policia e Kosovës, ka ndërmarrë masat e menjëhershme duke shpërndarë maska dhe pajisje te nevojshme për punonjësit në polici, duke përfshirë edhe pikat kufitare. Përveç kësaj janë realizuar edhe aktivitete nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë, siç janë: dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi në të gjitha pikat kufitare, stacionet dhe objektet policore”, thuhet në një një përgjigje të Policisë së Kosovë.
Kryetari i Sindikatës së Policisë ë Kosovës, Shaban Tasholli, thotë për Radion Evropa e Lirë që aktualisht, zyrtarët policorë me detyrë në doganat e Kosovës, si dhe në detyrat kyçe, sikurse njësitet për intevenime të shpejta, por edhe në trafik, janë të furnizuara me pajisje mbrojtëse, por jo të mjaftueshme, për shkak se disa nga pajisjet janë për përdorim vetëm njëditor.
“Unë kam lëvizur sot dhe nga vetura i kam pa policët që janë të gjithë me maska (mbrojtëse) kur i ndalojnë veturat. Nuk ju ofron edhe shumë afër dhe u rrinë në distancë, sepse duhet t’u përbahemi këshillave mjekësore që i kemi. Mirëpo, e para është që mundësit t’i kemi ato pajisje me veti. Nuk mund të them që 100 për qind janë të pajisur. Jemi duke u përpjekur që çdo moment policia të ketë çdo pajisje. Në vendet kyçe janë të plotësuara këto kërkesa, ndërsa në alternativat tjera na mungojë. Por kohë pas kohe ka mjaftueshëm”, tha Tasholli.
Më 21 mars, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, pati theksuar që nga 400 mijë euro që kishte ndarë qeveria, ishte siguruar një kontingjent me pajisje mbrojtëse që ishte shpërndarë në instiucione shëndetësore dhe një edhe në Policinë e Kosovës.
“Kemi në stok (pajisje mbrotëse), por me këtë masë që kemi po mundohemi që t’i ruajmë për ata që përballen më së shumti me këtë rrezik, siç janë mjekët dhe policia”, ka thënë Vitia.
Megjithatë, Tasholli thotë se Policia e Kosovës ka nevojë për më shumë pajisje mbrojtëse nga coronavirisi gjatë punës së përditshme, sidomos për maska mbrojtëse.
“Është fjala vetëm për maska dhe asgjë tjetër. Maska kemi mangët, sepse dorëza ka dhe fundja, këto i gjejmë që t’i blejmë edhe vet, të lira”, tha Tasholli.
Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka konfirmuar që të mërkurën “ka pranuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) një donacion me paisje si maska, dorëza dhe dezinfektues”.
Gjatë dorëzimit të materialeve mbrojtëse ishin të pranishëm edhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Maria Suooko dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.
“UNDP vlerëson lartë punën vetëmohuese të Policisë së Kosovës që vazhdon të demonstrojë një nivel të lartë profesionalizmi, përfshirë angazhimin për të shërbyer në mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë së të gjithë qytetarëve në Kosovë, veçanërisht në këtë situatë të vështirë”, thuhet në njoftim të UNDP.
UNDP i ka dorëzuar Policisë së Kosovës 4 mijë maska mbrojtëse, 4 mijë dorëza dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze