Edhe ata që janë më të lumturit, përsa i përket martesës, po përjetojnë disa sfida serioze me distancën sociale për të parandaluar përhapjen e coronavirusit
Sekreti për çdo marrëdhënie të shëndetshme është komunikimi. Michele Weiner-Davis, një terapiste martesash dhe familjesh, në Boulder, Kolorado, tha që nuk ka rëndësi se sa komunikojnë çiftet gjatë izolimit, por thjesht që ata përpiqen ta bëjnë këtë.
“Sfidat më të mëdha me të cilat jam përballur deri më tani janë rastet, në të cilat të dy bashkëshortët e shohin atë që po ndodh me lente të ndryshme: një person mendon se qielli po bie dhe tjetri mendon se njerëzit janë duke bërë një gjë të madhe në lidhje me këtë,”- tha Weiner Davis.
“Kur njerëzit kanë këndvështrime të ndryshme, ata kanë ide të ndryshme se çfarë duhet të bëhet dhe mënyra e vetme për të punuar rreth kësaj është komunikimi”.- shtoi ajo.
Me coronavirusin nëpër këmbë, të dy partnerët duhet të kalojnë të gjithë kohën nën një çati. Për ata që jetojnë në një shtëpi të vogël, ky skenar mund t’u duket sikur nuk kanë fare hapësirë personale.
Alev Ates-Barlas, një terapist në New York, thotë se kjo i ndihmon partnerët të kuptojnë nëse kanë nevojë apo jo për dikë tjetër në jetën e tyre.
Ates-Barlas tha se mënyra më e mirë për të kaluar një situatë të tensionuar me partnerin gjatë javëve të ardhshme, mund të jetë vënia e kufjeve dhe meditimi, ose të uleni qetësisht në një qoshe.
Në mes të këtij trazimi të vazhdueshëm, Lee Miller, një terapist martesash dhe familjesh në Los Angeles, tha se është e mençur të krijosh rutina të reja për t’i dhënë jetës kuptim dhe qëllim përtej botës. Në mënyrë të veçantë, Miller tha të caktohen role për çdo ditë: kush gatuan, kush pastron, kush përgjigjet në telefon etj.
Tani më shumë se kurrë, terapistët po bëhen të domosdoshëm për t’u dhënë njerëzve mjetet që u duhen për të kaluar çdo situatë. Fatmirësisht, sot është më e lehtë se kurrë të lidhesh me një terapist.
Sipas Britney Bler, një psikologe klinike dhe terapiste seksi në Kaliforninë Veriore, dëshira seksuale në kohën e coronavirusit bie më shumë nga ajo që është zakonisht, pasi stresi pengon rreth 85 përqind prej jush.
Merrni frymë thellë dhe përqendrohuni tek gjërat e vogla. Nëse keni qenë viktimë e dhunës në familje, asnjë bllokim apo karantinë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti juaj, këshillon Class.
Policia dhe shërbimet e tjera të urgjencës funksionojnë normalisht dhe nëse shqetësoheni për sigurinë personale, sigurohuni që të telefononi menjëherë autoritetet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Bukuroshja nga Egjipti i la të gjithë pa frymë: Ajo ka vitiligo, lupus dhe bukuri unike
Të vetmet gjëra të cilat meshkujt i vërejnë gjatë seksit
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
FBI-ja shtron këtë enigmë për kandidatët për punë: A mund ta zgjidhni atë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian