LAJMI I FUNDIT:

​Në Malishevë vazhdon shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë

​Në Malishevë vazhdon shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë

Në kuadër të mbështetjes për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës, edhe sot është duke vazhduar shpërndarja e ndihmave me pako të kompletuar ushqimore, për familjet në nevojë.

Shpërndarja bëhet në kuadër të shtabit emergjent komunal, ndërsa ndihmat janë donacion nga kompani dhe shoqata të ndryshme.

Kjo përkrahje për këto familje, është duke u bërë përmes kryetarëve të të gjitha fshatrave dhe vendbanimeve të Komunës së Malishevës, dhe shpërndarja është e organizuar, në mënyrë që të furnizohen me pako ushqimore të gjitha familjet nevojtare.


Shtabi emergjent komunal u bënë thirrje të gjitha atyre familjeve që kanë nevojë për ushqime, të lajmërohen te kryetarët e fshatrave, pasi shpërndarja është e organizuar përmes tyre.

“Në këtë situatë që po kalon Malisheva, si pasojë e virusit COVID-19, furnizimet janë të mjaftueshme dhe asnjë familje nuk ka nevojë të brengoset për furnizime me gjëra ushqimore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës./Telegrafi/