LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora publikon ‘trailerin’ e klipit të ri, do të shfaqet në skena joshëse dhe provokuese

Rita Ora publikon ‘trailerin’ e klipit të ri, do të shfaqet në skena joshëse dhe provokuese
Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, ka pak kohë që ka publikuar këngën e saj më të re “How to be lonely”.

Kënga është kompozuar nga miku i Ritës dhe njëherësh sensacioni i vitit në muzikën britanike, Lewis Capaldi.

Këngëtarja ka publikuar deri më tani versionin audio të këngës në YouTube si dhe versionin “dance video”, ku shfaqet teksa interpreton këngën e saj nën një koreografi interesante me shumë valltarë.


Tani ajo ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do të publikojë edhe klipin zyrtar, në të cilin do të vijë me skena mjaft atraktive dhe provokuese.

Rita publikoi të mërkurën për 16.1 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video të shkurtër, që paralajmëron klipin “How to be lonely”.

https://www.instagram.com/p/B-KSyP-DAzI/

Traileri e shfaq Ritën në skena mjaft provokuese e lyer me ar, teksa tregon linjat e saj atraktive trupore.

Rita Ora ka qenë mjaft aktive muajve të fundit, teksa përveç muzikës është marrë edhe me aktrim, duke luajtur në filmin “Twist”, dhe me television, duke marrë pjesë si anëtare jurie në spektaklin “The Masked Singer”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Magazina
Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?

Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?

Magazina
Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Magazina
Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Magazina
Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Magazina
“Të dua shumë”, Albina Kelmendi dhe Valon Vataj festojnë dyvjetorin e martesës

“Të dua shumë”, Albina Kelmendi dhe Valon Vataj festojnë dyvjetorin e martesës

Magazina
Kalo në kategori