LAJMI I FUNDIT:

Tabloidet britanike shkruajnë për nënën e Rita Orës dhe punën e vështirë që po bëjnë të gjithë mjekët gjatë kësaj periudhe

Tabloidet britanike shkruajnë për nënën e Rita Orës dhe punën e vështirë që po bëjnë të gjithë mjekët gjatë kësaj periudhe

Tabloidet britanike DailyMail, The Sun e shumë të tjera i kanë dedikuar një artikull të veçantë së fundmi nënës së super yllit me prejardhje shqiptare, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora.

Ata kanë shkruar se si ajo po jep kontributin e saj si mjeke në spitalin ku punon, duke përgëzuar në të njëjtën kohë të gjithë profesionistët e mantelit të bardhë që këto ditë të vështira kanë qëndruar stoikë në punë, duke bërë të pamundurën rreth përmirësimit të gjendjes pas pandemisë globale.


“Nëna e Rita Ora, Vera po kthehet në vijën e parë të profesionit të saj në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në MB) mes pandemisë COVID-19”, nisi shkrimin e përditshmja britanike DailyMail.

Rita Ora dhe nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora (Foto: Vera Ora/Instagram)

Profesionistja e kujdesit shëndetësor është një psikiatre dhe ish-mjeke e përgjithshme, por zbuloi se ajo do të japë hua nga koha e saj për stafin e A&E (Reparti i Aksidenteve dhe Emergjencave) pasi ata po luftojnë me fluksin e rasteve të coronavirusit.

Të hënën, doktoresha 55-vjeçare, ngarkoi një video në Instagram ku shpjegonte vendimin e saj për t’u rikthyer në punë ndërsa ajo u kërkoi ndjekësve të saj të rrinin në shtëpi për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit.

Duke treguar bexhin e saj të NHS-së, Vera njoftoi: “Emri im është Vera Ora dhe unë jam psikiatre”.

“Unë do të kthehem në punë nesër – Unë punoj me pacientë të shëndetit mendor, megjithatë, për shkak të presionit ndaj SHKSH do të më kërkohet të shkoj në vijën e parë për të ndihmuar në A&E (Aksidentet dhe Emergjncat) dhe departamentet e tjera”, tha ajo.

“Është një kohë shumë e rrezikshme dhe të gjithë nuk janë të sigurtë dhe duhet qëndruar në shtëpi, ne po mbizotërohemi me pacientët që kalojnë dhe i rrezikojnë të gjithë”.

Të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, familja Ora nisin një sfidë të re dhe mjaft qesharake në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, familja Ora nisin një sfidë të re dhe mjaft qesharake në rrjetet sociale

Ajo shtoi: “Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe ndiqni udhëzimet që të mund t’ju ndihmojnë, dhe të gjithë të tjerët mund t’ju ndihmojnë të jeni të sigurt. Ju dua të gjithëve”.

Foto: Vera Ora/Instagram

Njoftimi i Verës vjen pasi Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson nxiti çdo mjek ose infermier që u largua ose u tërhoq në pension në tri vitet e fundit të kthehen për të ndihmuar në trajtimin e COVID-19.

Zyrtarët e NHS-së nuk kanë dhënë një shifër në numrin e ish-mjekëve dhe infermierëve që ata presin të rikthejnë, por Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se shpresonte të “merrnin staf mjekësor në duart e tyre sa më shumë të jetë e mundur”.

Zyrtari Kryesor i Mjekësisë, Profesori Chris Whitty paralajmëroi javën e kaluar se spitalet në Londër së shpejti do të jenë nën një presion të fortë.

Rita Ora dhe nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Ai pohoi se masa të tilla si distanca sociale dhe mbyllja e shkollave me qëllim “të rrëzimit të kulmin” të çështjeve do të marrë kohë për të pasur një efekt.

“Edhe nëse të gjithë bëjnë të gjitha gjërat që ne shpresojmë se do të bëjnë, numrat do të vazhdojnë të rriten gjatë dy javëve të ardhshme”, tha ai.

Rita Ora thotë se kënga e saj e re mund të ndihmojë këdo që ndjehet "i thyer" pas një ndarje
Lexo po ashtu Rita Ora thotë se kënga e saj e re mund të ndihmojë këdo që ndjehet "i thyer" pas një ndarje

Ndërkohë, vajza e Verës, artistja e madhe Rita Ora gjithashtu ka bërë përpjekjet e saj për të ndihmuar në betejën kundër coronavirusit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Pasi që këngëtarja nuk ka përvojë mjekësore, ajo ka përdorur platformën e saj për të ndihmuar në rritjen e vetëdijes dhe fondeve për të trajtuar virusin.

Rita ka promovuar bluza dhe kapele me një logo dhe tekst të printuar ku shkruhet: “Ndaloni përhapjen, bëni pjesën tuaj”.

Krahas një postimi në Instagram, Rita shpjegoi se të ardhurat nga mallrat do të shkonin drejt Fondacionit të Kombeve të Bashkuara dhe Fondit të Përgjigjes së Solidaritetit të COVID-19 në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori