LAJMI I FUNDIT:

Djali i saj pesëvjeçar ‘krejtësisht i shëndetshëm’ preket nga coronavirusi – mamaja britanike rrëfen ngjarjen, kërkon të qëndroni në shtëpi

Djali i saj pesëvjeçar ‘krejtësisht i shëndetshëm’ preket nga coronavirusi – mamaja britanike rrëfen ngjarjen, kërkon të qëndroni në shtëpi

Një nënë ka zbuluar se si djali i saj pesëvjeçar, edhe pse “krejtësisht i shëndetshëm”, u godit nga coronavirusi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Lauren Fulbrook, 30 vjeçe nga Worcestershire – Angli, shpjegoi sesi simptomat e djalit të saj Alfie përfshinë një temperaturë më shumë se 42C, halucinacione dhe të vjella.


Ajo shfrytëzoi Facebook-un për të treguar apo për të paralajmëruar prindërit se pavarësisht se flasin për ‘pathyeshmëri’, madje edhe fëmijët e vegjël mund të kontraktojnë Covid-19 dhe mund të pësojnë efekte të rënda – pavarësisht se nuk kanë kushte themelore shëndetësore.

Siç ka bërë të ditur ajo, Alfie ishte shtruar në spital dhe ndërsa Lauren e shikonte atë të shtrirë të pafuqishëm në shtratin e tij të spitalit, ai e kishte pyetur pyetur: “Mami, a do të vdes?” – dhe ajo kishte frikë për jetën e tij.

Një baba i gjendur në prag të vdekjes nga coronavirusi: Unë gati u dorëzova - qëndroni në shtëpi, mos u bëni idiotë!
Lexo po ashtu Një baba i gjendur në prag të vdekjes nga coronavirusi: Unë gati u dorëzova - qëndroni në shtëpi, mos u bëni idiotë!

Kështu, nëna e dy fëmijëve shkroi në Facebook: “Coronavirusi nuk është shaka… Më është dashur të shikoj djalin tim 5-vjeçar të humb të gjitha energjitë në botë për të mos lëvizur, duke mos ngrënë, duke mos pirë ose mezi duke urinuar. Temperatura e tij nuk donte të binte nën 40 dhe në nivelin më të lartë ishte 42.3 gjë që shkaktoi të vjella”.

Lauren i dha fund postimit të saj me një mesazh drejtuar atyre që po injorojnë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi gjatë krizës globale.

Ajo u përgjërua: “Prandaj ju lutem, vetëm qëndroni për pak kohë… aq më shpejt që të gjithë të bëjnë distancimin shoqëror, aq më shpejt do të marrë fund”. /Telegrafi/