LAJMI I FUNDIT:

Instituti EPIK: Përplasja me BE garanton mos liberalizim të vizave dhe të ardhme të paqartë

Instituti EPIK: Përplasja me BE garanton mos liberalizim të vizave dhe të ardhme të paqartë

Instituti EPIK, përmes një komunikate për medie ka shprehur shqetësim në lidhje me diskursin dhe përplasjes me Bashkimin Evropian, duke thënë se kjo përplasje mund të sjellë pasoja negative për vendin.

Sipas EPIK, Kosova rrezikon jo vetëm të mbetet pa liberalizim të vizave, por edhe do të mbetet i vend që nuk mund të aplikoj për statusin e vendit kandidat për tu anëtarësuar në BE.

“Vazhdimi i diskursit të përplasjes me BE-në do të sjellë pasojat negative për vendin, pasi që rrezikojmë të mbesim i vetmi vend pa liberalizimin e vizave për një të ardhme, ndërsa vend i vetëm pa aplikuar për statusin e vendit kandidat…. I rrethuar nga të gjitha vendet të cilat janë duke progresuar drejt BE-së, Kosova rrezikon të mbetet vend i vetëm me ardhme të paqartë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatë.


EPIK thekson se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, ndërsa shton se gjithashtu është edhe mbështetësi më i madh financiar e ekonomik i Kosovës e rajonit.

“Në këtë kontekst, Instituti EPIK shpreh shqetësim të thellë për ashpërsimin e përplasjeve në mes spektrit politik të Kosovës dhe aleatëve kyç Evropian, si dhe ndasinë e vazhdueshme në mes Kosovës dhe BE-së. E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. BE mbetet larg mbështetës më i madh financiar dhe ekonomik i Kosovës dhe rajonit. Anëtarësimi në BE është konsensus më sublim i qytetarëve të vendit, me ç’rast 90% e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin në BE”, thuhet në këtë komunikatë.

Këto shqetësime EPIK i ngriti pasi dje, Ministritë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës kanë shprehë shqetësimin për situatën politike në Kosovë.

“Në veçanti, dy vende kanë nënvizuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë Evropiane dhe në këtë drejtim Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel do të ftojnë Samit të veçantë në Paris. Njëkohësisht, pardje Kancelarja Merkel ka shprehur qëndrimin e saj se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë udhëhiqet nga Bashkimi Evropian. Këto zhvillime ndodhin në një sfond të pa precedentë. Këtë javë Ministrja e Jashtme e Spanjës, znj. Arancha González, ka përkrahur vendimin e Kosovës për heqjen graduale të tarifës 100%” thuhet tutje në komunikatë.

Pas vendimit historik për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, EPIK vlerëson se ky vit shënon mundësinë për vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën

“Dëshirojmë të nënvizojmë faktin se nga 1 korrik 2020, Gjermania do të merr kryesimin e Presidencës së BE-së. Si vendi më i madh në BE, Gjermani tani më ka konfirmuar qëndrimin pro liberalizimit të vizave. Pas vendimit historik për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky vit shënon mundësinë për vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, vlerëson EPIK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori