LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy shqiptarë dhe një serbe në veri të Mitrovicës, u konfiskohet një pistoletë

Arrestohen dy shqiptarë dhe një serbe në veri të Mitrovicës, u konfiskohet një pistoletë

Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, janë arrestuar nga policia sonte rreth orës 21:45, derisa po udhëtonin me automjetin e tyre në veri të Mitrovicës.

Mësohet se në automjetin e tyre policia ka gjetur një pistoletë të markës TT, ndërsa dyshohet se edhe automjeti është me origjinë të dyshimtë.

Burimet e KosovaPressit kanë bërë të ditur po ashtu se të dy personat e gjinisë mashkullore janë shqiptarë nga jugu i Mitrovicës, ndërsa personi i tretë, femër, është e nacionalitetit serb nga qyteti Çaçak i Serbisë.


Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, policia gjatë kontrollit të një veture ka gjetur një armë dhe dy palë targa të automjetit të njëjtë, me ç’rast ka arrestuar tre persona.

“Arma është konfiskuar, ndërsa automjeti është dërguar për verifikim. Jemi në procedurë dhe mbetet që prokurori të vendos për rastin”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori