LAJMI I FUNDIT:

Karantimi më i madh në botë, India ua ndalon qytetarëve daljen nga shtëpitë për tri javë – 1.3 miliard banorë në izolim

Karantimi më i madh në botë, India ua ndalon qytetarëve daljen nga shtëpitë për tri javë – 1.3 miliard banorë në izolim

India nga nesër do të aplikojë bllokadën më të madhe botërore të shëndetësisë, e cila do të zgjasë 21 ditë, ka bërë të ditur kryeministri Narenda Modi, duke paralajmëruar qytetarët se duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre – përndryshe rrezikojnë ta “ftojnë” pandeminë nëpër shtëpi, raporton Reuters.

“Për të shpëtuar India dhe çdo qytetar i saj, do të autorizohet ndalesa për të dalë nga shtëpia”, ka shtuar Modi gjatë një fjalimi të transmetuar live në televizion, duke pranuar se tri javët e ardhshme do të jenë një goditje e fuqishme për ekonominë, por që sipas tij vetëm një veprim i tillë mund ta rikthej Indinë drejt normalitetit, transmeton Telegrafi.

Duke premtuar dy miliardë dollarë për forcimin e sistemit shëndetësor në vend, Modi urdhëresën për vetëizolim e ka quajtur “mbyllje totale” si dhe është zotuar se qeveria do të ndërmerr të gjitha veprimet që banorëve të mos u mungojë asgjë.


Kjo lëvizje e tij e vë pothuajse 1/5 e popullatës së botës në bllokadë totale. E zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Indi kanë regjistruar 469 raste aktive me COVID-19 dhe 10 tjera që ishin me fatalitet.

Kujtojmë që India është një nga vendet me numrin më të madh të banorëve në botë – me gjithsejtë 1.3 miliardë, duke bërë kështu që të jetë karantimi më i madh që ndonjëherë njeh historia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Evropa
Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Evropa
Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kalo në kategori