Në kohën kur bota po përpiqet të gjejë një kurë për pandeminë e frikshme të coronavirusit, një raport në Global Times thoshte se një burrë nga provinca Yunnan e Kinës vdiq nga Hantavirus ndërsa ishte në një autobus në provincën Shandong.
A person from Yunnan Province died while on his way back to Shandong Province for work on a chartered bus on Monday. He was tested positive for #hantavirus. Other 32 people on bus were tested. pic.twitter.com/SXzBpWmHvW
— Global Times (@globaltimesnews) March 24, 2020
Madje, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, të gjithë 32 udhëtarët e tjerë në autobus janë testuar për virusin.
Dhe lidhur me këtë lajm ka shkruar edhe India Today dhe Newsweek.
Sipas India Today, raportet se një person në Kinë vdes për shkak të një virusi të quajtur hantavirus kanë përhapur panik në një kohë kur bota po lufton me pandeminë e coronavirusit, i cili filloi në Kinë.
Ky medium kujton se coronavirusi ka vrarë mbi 16,000 njerëz në mbarë botën dhe shpërthimi ende nuk po vihet nën kontroll.
“Këtë mëngjes, hantavirus u bë një nga tendencat kryesore në Twitter, pasi mediat shtetërore kineze postuan në Twitter rreth një personi në vend që vdiq për shkak të virusit. Sidoqoftë, rezulton, hantavirusi nuk është një virus i ri dhe që po infekton njerëzit për dekada të tëra”, shkruan tutje India Today.
Çfarë është Hantavirusi?
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se virusi është përhapur kryesisht nga brejtësit, shkruan economictimes.
Sipas tyre, “Hantaviruset në Amerikë njihen si ‘Bota e Re’ dhe mund të shkaktojnë sindromën pulmonare hantavirus (HPS). Hantaviruset e tjera, të njohura si ‘Bota e Vjetër’, gjenden kryesisht në Evropë dhe Azi dhe mund të shkaktojnë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS)”, thuhet në faqen e internetit të CDC.
Një rast i tillë vjen në një kohë kur numri i përgjithshëm i atyre që janë infektuar nga coronavirusi globalisht është afër numrit 400,000 dhe shkencëtarët ende nuk kanë gjetur një kurë për të. Numri global i vdekjeve ka kapërcyer shifrën 16.500. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit