LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Vetëm të bashkuar do ta fitojmë edhe këtë luftë

Veseli: Vetëm të bashkuar do ta fitojmë edhe këtë luftë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një video-mesazhi në Facebook, ka kujtuar 21 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Ai ka thënë se këtë përvjetor e kujton me mirënjohje e falënderim, ndërsa tha se vetëm të bashkuar do ta fitojmë edhe luftën me coronavirusin.


“Sot në 21 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s kujtojmë me mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm aleancën veriatlantike të udhëhequr nga SHBA-të. Vetëm të bashkuar do ta fitojmë edhe këtë luftë, me armikun global të këtyre ditëve”, thotë Veseli.

Veseli theksoi edhe luftën e UÇK-së, duke ua kujtuar të gjithëve se të bashkuar është arritur edhe liria.

“21 vjet më parë, ne e kishim një armik dhe një rrezik të vetëm, por të bashkuar ne e arritëm lirinë. 21 vjet më pas, ju brezat e lirisë, nuk duhet ta harroni, se ishte shpirti liridashës i popullit tonë, udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-të që i dhanë vulën të drejtës sonë”, thotë ai përmes një video-mesazhi. /Telegrafi/