LAJMI I FUNDIT:

Si ta kaloni kohën me kanakarin në vetizolim?

Si ta kaloni kohën me kanakarin në vetizolim?

Shkencëtarët kanë një këshillë të rëndësishme!

Puna nga shtëpia në të cilën aktualisht jemi të detyruar, kanakarëve shtëpiakë u përshtatet shumë mirë. Përkëdheluni me ta, lozni sado që të mundeni dhe nuk do të jeni aq shumë nën stres, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kujtohuni që pasi të kalojë e gjithë kjo situatë, duhet patjetër të ktheheni në punë dhe që qeni apo macja, varësisht cilën e keni, sërish do të mbeten vetëm.


Psikologët kanë zbuluar si t’u ndihmohet personave në vetizolim:

Koha të cilën aktualisht e kaloni në shtëpi do t’u ofrojë qenve ndjenjën e sigurisë, ndërkaq ndarja do të mund t’i çojë në anksiozitet.

Profesori Daniel Mills, nga Universiteti Lincoln, thotë që njerëzit do të duhej të fokusoheshin në kohën cilësore me kanakarët, në vend që t’u ofrojnë shumë kujdes gjatë gjithë ditës.

Në vend të “shfletimit” të internetit dhe lajmeve, shfrytëzoni kohën në mënyrë që të përmirësoni vetëbesimin te kanakari.

Bashkë me këto këshilla dhe truqe mësoni si ta kaloni kohën në mënyrë cilësore me kanakarët:

“Gjeje!”

Tregoji një copë ushqimi, hidhja diku në shtëpi dhe thuaji le ta gjejë. Kur ta gjejë këtë, përgjigjuni bindshëm që e kanë bërë punën mirë.

Argëtimi me ushqim

Në vend që t’i shërbeni ushqimin në enën klasike, mendoni për lojën me ushqimin, andaj përdorni topthat dhe lodrat. Le t’i kërkojë racionet e veta nëpër shtëpi, dhe në këtë mënyrë do të argëtohet dhe do të hajë.

“Gjuaj!”

Loja në të cilën hidhni ndonjë objekt, ndërsa ai jua kthen prapa mund të luhet edhe në hapësirë të mbyllur. /Telegrafi/