LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi të premten publikon këngën e re “No maybes” në bashkëpunim me Arash dhe Ilkay Sencan

Era Istrefi të premten publikon këngën e re “No maybes” në bashkëpunim me Arash dhe Ilkay Sencan
Era, Arash, Ilkay (Foto: Instagram)

Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Era Istrefi, ka bërë të ditur se po vjen me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Ajo njoftimin për fansat e ka bërë në rrjetet sociale, ndërsa zbulon se po sjellë një bashkëpunimin me këngëtarin iranian, Arash dhe me DJ e njohur turk, Ilkay Sencan.


Artistja shqiptare gjithashtu ka ndarë një pjesë të shkurtër të këngës në Instagram dhe tregon se lansohet këtë të premte.

Në bazë të asaj që ka publikuar, Istrefi shfaqet duke kënduar në shqip përkundër se dueti është me artistë botërorë.

“No maybes/ këtë të premte, Arash dhe Ilkay Sencan”, ka shkruar krahas videos Era, e cila duket të jetë e shoqëruar me një video të veçantë.

Era Istrefi me video-mesazhe inkurajuese për coronavirusin, ndërsa flet edhe për albumin e ri
Lexo po ashtu Era Istrefi me video-mesazhe inkurajuese për coronavirusin, ndërsa flet edhe për albumin e ri

Fansat mezi po presin për projektin e radhës të 25-vjeçares, të cilët e vërshuan me komente e reagime pozitive menjëherë pas njoftimit.

View this post on Instagram

Stayin IN🦠

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on Mar 17, 2020 at 10:01am PDT

Këngëtarja kohëve të fundit ka qenë cak i rrjeteve sociale, ku vetëm para pak ditëve sqaroi mungesën e saj në muzikë e po ashtu edhe në rrjete sociale.

Biondja ndër tjerash tregoi se së shpejti pritet të publikojë albumin e ri, por që tanimë coronavirusi ka bërë më të vështirë lansimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori