LAJMI I FUNDIT:

MSH angazhohet të sigurojë ilaçet që përmendi Trump për trajtimin e coronavirusit

MSH angazhohet të sigurojë ilaçet që përmendi Trump për trajtimin e coronavirusit

Dy barërat e përmendura se mund të kanë efekt pozitiv në trajtimin coronavirus (COVID-19), Klorokine (Chlorochuine) dhe Azythromycine janë duke tentuar të sigurohen edhe nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Në të vërtetë njëra nga barërat e përmendura, është edhe në listën esenciale të barërave dhe ka qenë në përdorim edhe më herët.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ditë më parë gjatë konferencës për medie të mbajtur bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, ka thënë se dozat e para të njërit nga produktet i cili është treguar i suksesshëm në trajtimin e COVID-19, do të sigurohen brenda pak ditësh.

“Brenda pak ditësh do t’i kemi edhe dozat e para të produktit Klorokine (Chlorochuine). Por duhet përmendur se akoma, po e përsëris akoma nuk ka një bari i cili është treguar i suksesshëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje”, tha Vitia.


Kurse, sa i përket barit tjetër, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në një prononcim për Telegrafin tha se ai barë i cili po apostrofohet nëpër vende të ndryshme të botës, ka qenë në listën esenciale të barërave dhe ka pasur gjithmonë në Kosovë.

“Ilaçi Azythromycine është në Listën esenciale të barnave dhe ka pasur gjithmonë në Kosovë. Pra, bëhet fjalë për angazhime për t’i pasur në dispozicion barnat të cilat po apostrofohen si të përdoruara në disa raste të kufizuara te pacientët me Covid-19 në vende të ndryshme të botës”, sqaroi Hoti për Telegrafin.

Megjithëse këto barëra pritet që të jenë në dispozicion shumë shpejt, vendimi për t’i përdorur u takon klinicistëve të cilët janë duke u marrë me trajtimin e pacientëve.

“A do të përdoren a jo?-Këtë e vendosin klinicistët, mjekët që merren drejtpërdrejt me trajtimin e të prekurve nga Covid që janë të shtrirë në spitale”, tha Hoti.

Ndryshe, të shtunën në mëngjes presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkroi në Twitter: “HYDROXYCHLOROQUINE & AZITHROMYCIN, të marra së bashku, kanë një shans të vërtetë për të qenë ‘një nga ndërruesit më të mëdhenj të lojës në historinë e mjekësisë’. FDA ka ‘lëvizur malet’ – Faleminderit! Shpresojmë se ato të bëra së bashku të vihen në përdorim”.

Trump bën thirrje që ilaçi kundër malarias të përdoret menjëherë - kundër coronavirusit
Lexo po ashtu Trump bën thirrje që ilaçi kundër malarias të përdoret menjëherë - kundër coronavirusit

Disa ditë më parë, po ashtu në një konferencë për medie, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kanë kontaktuar me kompani prodhuese dhe ambasadën e Japonisë, në lidhje me disa barëra të tjera, që janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve, barëra këto që priten shumë shpejt të arrijnë në Kosovë.

“Pasi si sëmundje e re Covid-19 akoma nuk ka një protokoll të trajtimit me antiviral, dje dhe sot kemi marrë informacione se disa nga antiviralët si Remdesivir dhe Favipiravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Menjëherë sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese, por edhe Ambasada siç është ajo e Japonisë dhe po shpresojmë që një kontingjent i këtyre barnave t’i marrim me kohë”, kishte thënë Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori