LAJMI I FUNDIT:

Fshatrat Zhegër dhe Vrapçiq të Gjilanit futen në karantinë

Fshatrat Zhegër dhe Vrapçiq të Gjilanit futen në karantinë

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka konfirmur se pas dy rasteve të konfirmuara me Coronavirus, Zhegra dhe Vrapçiqi janë vendosur në karantinë.

Ai ka thënë se kjo është bërë në kordinim të plotë me kryetarin e komunës Lutfi Haziri.


“Në takimin e mëngjesit, bashkarist me Komitetin, i cili është duke e menaxhuar situatën, në koordonim të plotë me kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, kemi vendosur që dy fshatrat e prekura me Covid-19, të vendosen në karantinë. Ekipet tona mobile të shëndetësisë primare në koordinim të plotë me Spitalin e Përgjithshëm dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, janë në terren për t’i identifikuar rastet eventuale që kanë mund të preken”, ka deklaruar Ismajli.

Nënkryetari i Gjilanit në një konferencë për media, ka apeluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për higjienën.

“Situata është e qetë, nuk ka vend për shqetësim. Një rast i konfirmuar me Covid-19, është duke u tr ajtuar në shtëpi në vetizolim, i cili akoma nuk ka treguar simptoma të virusit, kurse rasti tjetër është në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe po trajtohet atje. Jemi duke punuar vazhdimisht që të jemi afër qytetarëve. Apeli është që të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe kujdesuni për higjienën, e cila është e vetmja mënyrë për t’u vetmbrojtur”, ka thënë Ismajli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori