LAJMI I FUNDIT:

Përgatitje për coronavirusin, shtretërit spitalorë po instalohen në një sallë të koncerteve në Zagreb

Përgatitje për coronavirusin, shtretërit spitalorë po instalohen në një sallë të koncerteve në Zagreb

Në sallën e koncerteve, në ZagrebArena të Zagrebit janë duke u instaluar shtretërit spitalorë për pacientët që nuk janë në gjendje serioze dhe të cilët po trajtohen në spitalet lokale, dhe transferimi i tyre do të organizohet, sipas nevojës, për t’u çliruar kapacitetet spitalore për pacientët me coronavirus.

Pacientët do të transferohen në Arena nga spitalet për të liruar kapacitetin për pacientët e infektuar me COVID-19, nëse është e nevojshme, tha Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile, transmeton Telegrafi.


Shtretërit janë duke u instaluar nga anëtarët e mbrojtjes civile.

Tetë raste të reja të coronavirusit u konfirmuan në Kroaci, e cila e vendos numrin e përgjithshëm në 113.

“Ne e dimë numrin e të infektuarve, e dimë dinamikën në të cilën po rritet numri i tyre, presim më shumë raste në ditët në vijim, por për momentin ne jemi të kënaqur për dinamikën aktuale dhe do të përpiqemi ta ruajmë atë sa më gjatë që të jetë e mundur”, tha Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros.

Personeli i ushtrisë kroate të enjten filloi ngritjen e tendave dhe një kamp përpara Spitalit Klinik Dubrava në Zagreb, me një kapacitet prej 270 shtretërve për pacientët me coronavirus, dhe tendat do të ngrihen deri të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori