LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kemi njëmijë teste për Covid-19, kemi porositur shtatëmijë tjera

Hoti: Kemi njëmijë teste për Covid-19, kemi porositur shtatëmijë tjera

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, për RTV Dukagjinin ka thënë se nga 22 personat që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, vetëm 13 prej tyre janë të hospitalizuar.

Ai ka thënë se 15 persona të tjerë janë në mbikëqyrje, përcjell Telegrafi.


Nga të prekurit me COVID-19, Hoti thotë se dy pacientët më të moshuar janë në gjendje pak më të rëndë por të qëndrueshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë thotë se pacientët e shtrirë janë duke u trajtuar me terapitë mbështetëse siç përdoren në gjithë botën.

Hoti thotë se për testimin e qytetarëve vendos IKSHP duke u bazuar në disa parime.

Ai thotë se në dispozicion janë një mijë teste ndërsa janë porositur edhe shtatë mijë të tjera.

“Synimi është që të testohen personat që kanë kontaktuar me të prekurit dhe kontaktet e kontakteve”.

Hoti ka bërë thirrje që të kufizohen lëvizjet e panevojshme dhe të mos dalin në parqe në mënyrë që të evitohet shtimi i rasteve.

“Është e pafalshme që të neglizhohet situata sikurse nuk ka ndodhur asgjë”, tha mes tjerash Faik Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori